LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimi/ Kush është "struktura paralele" e SHIK që realizoi përgjimin?

15 Maj 2018, 19:39, Aktualitet CNA
Audio-përgjimi/ Kush është "struktura paralele" e SHIK

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, është i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, ku po komenton aktualitetin politik shqiptar, pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I pyetur se kush e ka realizuar përgjimin, ai tha se mund të jetë realizuar edhe nga media.

?Ka shumë ‘polici kriminale’. Në Shqipëri ka dhe polici të tjera kriminale, nuk është vetëm Xhafaj.
SHIK, mund ta bënte këtë, por paralel me këtë ekziston një shërbim tjetër që është jo pak i fuqishëm, ky është ai i mediave. Nuk i di saktësish, por bëj analizë. E kanë bërë këtë gazetarë që kanë rrezikuar jetën e tyre edhe mundet, por nuk e them edhe sikur të ishin. Ky grup përballet me aktualisht familjen më të rrezikshme të Ballkanit dhe Europës. E para është e Ramës, por e dyta është e Xhafajt?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga