Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE, e vetmja alternativë - CNA
Connect with us

Kosova & Rajoni

Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE, e vetmja alternativë

Publikuar

-

E vetmja alternativë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian është bashkëpunimi dhe integrimi.

Këtë konfirmojnë pjesëmarrësit në konferencën e nivelit të lartë që po zhvillohet në Sofie “Kohezioni ekonomik dhe social në Ballkanin Perëndimor”, bën të ditur Deutsche Welle.

Kontributi i shoqërisë civile në progresin e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e anëtarësimit në BE, është kryefjala e kësaj konference. Ajo zhvillohet në prag të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe organizohet nga Komiteti Ekonomik dhe Social Europian ( EESC) dhe Instrumenti i Komisionit Europian për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informacionit (TAIEX), nën kujdesin e Presidencës bullgare të Këshillit Europian.

Përfaqësues nga shoqëria civile e BE dhe BP, sindikatat, institucionet e BE-së, diplomatë, zyrtarë të lartë të Bullgarisë do të diskutojnë për situatën aktuale në rajon.

Rrugët për integrimin ekonomik, kohezionin social, dhe konektivitetin mes rajonit dhe BE-së, të drejtat e grupeve vulnerable, barazia gjinore si parakushte për perspektivën europiane, janë temat qëndrore të konferencës së sotme.

Konferenca do të përpilojë rekomandime për krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së që do të takohen këtë javë në samitin e 17 majit.

Ballkani Perëndimor ka shansin e të ardhmes europiane

Ballkani Perëndimor është ndër rajonet më të varfëra në Europë. Sipas EESC, “vendet e rajonit mund të arrijnë për 40 vjet konvergjencë të plotë me standardet e jetesës së BE-së”. Por situata aktuale në Ballkanin Perëndimor shfaqet edhe më e vështirë po të kihet parasysh korrupsioni, ndikimi i krimit të organizuar, dobësia e institucioneve shtetërore dhe sundimit të ligjit, diskriminimi ndaj grupeve shoqërore vulnerabël dhe në minorancë.

Rajoni ka një shans unikal për të dalë nga kjo situatë: përputhjen e interesit të tij për të hyrë në BE me interesin e BE-së për ta patur pjesë të tij.

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social, Luca Jahier tha për DW se “gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shansin të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane. Për të siguruar që procesi është krejtësisht në pronësi të gjithë qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile duhet të përfshihen plotësisht në Planin e Veprimit të Strategjisë së miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor”.

Bashkëpunimi ҫelësi për të përshpejtur zhvillimin ekonomik dhe social

Pa zhvillim ekonomik dhe social, pa bërë të vetat vlerat që janë në themel të BE-së nuk mund të flitet për progres në procesin e hyrjes në BE. Bashkëpunimi mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ecur në këtë drejtim është e vetmja rrugë, shkruan koha.net.

“Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor kanë një interes të përbashkët për të punuar më fuqishëm së bashku dhe për t’u garantuar të gjithë qytetarëve tanë zhvillim ekonomik dhe social si dhe siguri. E ardhmja e rajonit është një e ardhme europiane. BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga progresi në procesin e integrimit, tregtia është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit. BE është sot partneri i parë tregtar i rajonit, investitori më i madh dhe partneri më i besueshëm politik dhe gjeostrategjik. Jam i bindur se nuk ka alternativë tjetër si për BE-në ashtu edhe Ballkanin Perëndimor, përveç se të hedhin hapa të vazhdueshëm, transformues dhe të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të plotë “, theksoi për DW, Presidenti i EESC, Luca Jahier.

Komiteti Ekonomik dhe Social Europian është një organ konsultativ i themeluar në vitin 1957 nga Traktati i Romës. Ai ka 350 anëtarë nga gjithe Europa që emërohen nga Këshilli i Bashkimit Europian. Komiteti përfaqëson shoqërinë e organizuar civile. Roli i tij konsultativ u mundëson anëtarëve dhe organizatave që ata përfaqësojnë, të marrin pjesë në procesin vendimmarrës të BE.

Kosova & Rajoni

Kryeministri grek tërhiqet nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Publikuar

-

By

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet.

“Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ciprasit.

Dje, gati të gjithë liderët e opozitës greke kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I dënuari për aktivitete kriminale bëhet gjyqtar në Kushtetuese

Publikuar

-

By

Shtatëdhjetë deputetët e Kuvendit i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese një personi të dënuar nga gjykata. Nga dy gjyqtarët e vetëm të cilët morën votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njëri është Radomir Laban, nga komuniteti serb, i cili po del se ka një të kaluar kriminale…

Raportimin e këtij fakti e bën “KTV” i cituar nga “Express”. Sipas këtij të fundit Radomir Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

Grupi i quajtur “Carinska Mafija”, i përbërë nga 17 persona, sipas medieve serbe, ishte arrestuar në vitin 2006.

Mirëpo, Komisioni i cili i përzgjodhi emrat e propozuar dhe procedoi emrin e Radomir Labanit për në Kuvend, po del nuk ka pasur fare informacion për të kaluarën e tij.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ishte pjesë e komisionit, thotë se shumë vonë u informua për të kaluarën e Labanit. Por, tentativat e saj dhe thirrjet që të mos votohej ky emër, nuk patën sukses.

“KTV”-ja ka tentuar të kontaktojë edhe pjesëtarët e tjerë të Komisionit të cilët dërguan për votim emrin e Radomir Labanit si propozim për të qenë pjesë e Kuvendit, por asnjëri prej tyre nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Pjesë e këtij Komisioni ishte Nehat Idrizi nga KGJK-ja, Avokati i Popullit Hilmi Jashari, ndërsa nga partitë politike Armend Zemaj nga LDK-ja, Bilall Sherifi nga Nisma, Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Safete Hadërgjonaj, e cila zëvendësonte kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Por, Haxhiu thotë se partitë e koalicioni ishin marrë vesh që të votohej emri i Radomir Labanit.

Veton Elshani nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të Policisë së Kosovës përmes telefonit, ka thënë se nuk mund të konfirmojë nëse Radomir Labani është i kërkuar përmes Interpolit, për më tepër, Elshani ka thënë se Policisë së Kosovës nuk i takon të deklarohet për një person i cili është i kërkuar nga një shtet tjetër.

E informata për këtë rast nuk ka mundur të japë as kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Sevdije Morina. Morina ka thënë se nuk e ka asnjë informatë për Radomir Labanin dhe se kjo mbetet të verifikohet gjatë ditëve të vazhdim.

“KTV” ka tentuar të vërë kontakt edhe me Radomir Labanin, por kjo ka qenë e pamundur.

Në fotot të cilat qarkullojnë në internet, Radomir Laban shihet i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese Ivan Cukalloviq, i cili gjithashtu ishte pjesë e komisionit ku u përzgjodh emri i Radomir Labanit.

Kuvendi i Kosovës të premten në votimin e parë arriti të përzgjidhte dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa rundi i dytë i votimit dështoi, pasi që asnjëri prej emrave të propozuar shqiptarë nuk mori vota të mjaftueshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ja si i vlerëson BE bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

By

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç ka vlerësuar se dialogu Kosovë – Serbi ka çuar drejt një normalizimi të raporteve mes të dyja shteteve përgjatë viteve.

“Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, përmes ndërmjetësimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, filluan të punojnë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore në korrik 2017. Dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një hap tjetër normalizimi do të duhet të sillet në një nivel gjithëpërfshirës”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Zëdhënësja e Mogerinit më tej ka bërë të ditur se ndërmjetësuesja e dialogut Frederika Mogerini është takuar me dy presidentët Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiq, me ç’rast siç ajo është shprehur, që të dy presidentët kanë pohuar se do të punojnë drejt normalizimit të raporteve, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Përmbajtja dhe afatet kohore për marrëveshjen e detyrueshme ligjore mes dy shteteve është që të dyja palët të përcaktohen me lehtësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së Mogherini, që është takuar vazhdimisht me të dy udhëheqësit e shteteve. Ata u takuan së fundmi gjatë takimit të Sofjes, më 16 maj, ku dy shtetet konfirmuan që do të punonin intensivisht për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes vete”, ka theksuar ajo.

Një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, sipas Kocijançiq, do të shkonte në dobi të të dy shteteve në fjalë.

“Është vitale për hir të tyre, por gjithashtu jetësore që të dyja palët ta vazhdojnë punën e tyre, pasi përparimi në dialog është i lidhur fort me shtigjet e tyre evropiane”, ka vazhduar ajo./ZËRI

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:21 - 20 May, 2018

Lu harron “peshqit e mëdhenj”?/ Ja, me kë i ka zëvendësuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë vizituar në fundjavë Kopshti Zoologjik...

Kryesore Show Biz12:20 - 20 May, 2018

Më i sinqert se kurrë, moderatori shqiptar: “Qava kur e gjeta të dashurën me dy zezakë”

Rudi Hizmo është në kulmin e karrierës së tij si moderator, teksa çdo të premte shfaqet në krah të moderatores...

Kryesore Show Biz12:10 - 20 May, 2018

Do ta marrim mësysh! Xhensila publikon fotot më të ëmbla të shtatzënisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Por për të kujtuar këto ditë të veçanta,...

Kosova & Rajoni12:05 - 20 May, 2018

Kryeministri grek tërhiqet nga propozimi i emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr...

Kryesore Show Biz11:53 - 20 May, 2018

Ish – banorja e “Big Brother” nuk njihet: Shtatzënia e ka transformuar (FOTO)

Ata kanë qënë një nga çiftet me të përfolur nga “Big Brother” dhe nga të paktët që përfunduan në martesë...

Aktualitet11:47 - 20 May, 2018

Denoncim/ Ministri Xhafaj i përfshirë në trafikun e drogës

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili ka thënë se në bazë të ekspertizës që i është bërë audio-përgjimit, ka...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Modelja seksi ‘lë pa frymë’ ndjekësit e saj (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se...

Kryesore Show Biz11:45 - 20 May, 2018

Me të brendshme seksi e me verë, Armela e Big Brother shfaqet në momente intime me një tjetër femër në hotel

Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother9” si brënda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pas...

Kryesore Show Biz11:40 - 20 May, 2018

Era Istrefi mund të mos performojë në Kampionatin Botëror në Rusi për…

Teksa Era Istrefi po bëhet gati të mbajë një performancë në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, duket...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Grupi i “baronit të drogës”/ Zbulohen linjat e trafikimit

Dy muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar nga mediat turke si  “baroni i drogës” policia e...

Aktualitet11:29 - 20 May, 2018

Enno Bozdo jep udhëzime për parullat në protestë

Enno pas ditëve të para, kur tragjizmi i ngjarjeve e bëri hermetik e të heshtur si gurë varri, sikur e...

Kryesore Show Biz11:25 - 20 May, 2018

Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm me nusen e djalit: Desh theva qafën!

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore dhe publiku shqiptar e do për gjithçka ai...

Life Style11:12 - 20 May, 2018

Tragjike! Modelja e njohur i jep fund jetës, hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin e vogël [FOTO]

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin...

Kryesore Show Biz11:12 - 20 May, 2018

Sa e varur është Aurela Gaçe nga milionat e klikimeve?‘I bleva por…”

Këngëtarja aq e dashur Aurela Gaçe ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e fundjavës ‘Një kat më...

Kryesore Show Biz11:10 - 20 May, 2018

Moderatori shqiptar i thotë të gjitha: Përveç vajzave të bukura, në televizion janë shtuar edhe gay-t

Në ekranet televizive shohim që janë shtuar shumë vajzat e bukura, por veç kësaj moderatori i njohur ka edhe diçka...

Aktualitet11:08 - 20 May, 2018

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë

Qeveria e Greqisë ka refuzuar ermrin e propozuar për Maqedoninë, “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Lajmi është bërë i ditur nga...

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

Pas lajmit se do të këndojë në Kampionatin Botëror,Era Istrefi takon legjendën e futbollit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi po na bind çdo ditë e më shumë se po korr një sukses të vërtetë jashtë kufijve....

Kryesore Show Biz10:56 - 20 May, 2018

3 rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën...

Aktualitet10:55 - 20 May, 2018

“Tërbohet” ministrja Nikolla/ Mësyn Prokurorinë

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se prindërve të nxënësve po ju merret ID e kartës së identitetit, për...

Kryesore Show Biz10:53 - 20 May, 2018

Pas debatit të menusë kopshteve, reagon Blerina Bombaj: “Ishte sulm personal! Pseudokonkurrencë dhe dashakeqësi!”

Pak muaj më parë, dietologia e njohur Blerina Bombaj u bë pjesë e lajmeve dhe e mediave për shkak të...

Kryesore Show Biz10:40 - 20 May, 2018

Të gjithë e pamë, por asnjerit nuk i shkoi mendja për kuptimin simbolik të buqetës me lule të Meghan

Një detaj që me siguri nuk ju ka shpëtuar nga dasma mbretërore ka qënë edhe buqeta me lule që Meghan...

Kryesore Show Biz10:25 - 20 May, 2018

Aktori turk i serialit Ertugrul e thotë hapur: “Jam shqiptar!”

Seriali turk “Ertugrul” është ndër serialet turke më të dashura për publikun shqiptar. Por kujt do t’ia merte mendja, se...

Aktualitet10:21 - 20 May, 2018

Po të ishte Babalja “jevg”?

Nga Enkel Demi Babalja është një personazh që duket sikur është sajuar në legjendat urbane. Nëse nuk do të dilte...

Kryesore Show Biz10:10 - 20 May, 2018

Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit

Rudina Dembacaj është aktorja e njohur e humorit e cila e filloi karrierën e saj me rolin e Jozefina Topallit....

Aktualitet10:01 - 20 May, 2018

Xhafaj në “duart” e Krimeve të Rënda

Pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike, ku akuzohet vëllai i ministrit Xhafaj se është marrë më trafik droge gjatë...

Aktualitet09:53 - 20 May, 2018

Ra në “Shpellën e Pëllumbasit”/ Rinisin kërkimet për të riun

Policia ka rinisur kërkimet për të riun Xhorxho Seferi i cili humbi një ditë më parë, teksa ran ë “shpellën...

Kryesore Show Biz09:51 - 20 May, 2018

Ekspozon të pasmet bombastike kudo, fotoja nxjerr blof Kejvina Kthellën

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura në ekranet shqiptare dhe padyshim një prej më të komentuarave. Ajo...

Kryesore Show Biz09:50 - 20 May, 2018

Alketa Vejsiu prezanton për herë të parë bashkëshortin: “Kam marrë një nga çunat më të bukur të Vlorës”

Alketa Vejsiu është gjithëmonë hermetike për jetën e saj private. Mirëpo gazetarja Rudina Dembacaj, ka arritur të zbulojë pak më...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
6 plazhet më të bukura të botës do t’ju lënë thjesht pa frymë

Elementët që e bëjnë një plazh gati perfekt janë të ndryshëm për secilin nga ne. Për disa është rëra e...

Close