LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat ndaj Xhafaj/ Zbulohet si e siguroi PD audio-përgjimin

15 Maj 2018, 13:29, Aktualitet CNA
Akuzat ndaj Xhafaj/ Zbulohet si e siguroi PD audio-përgjimin

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në News24, deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë se pavarësisht se Prokuroria ka sekuestruar materialin e audio-përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që sipas PD shfaqet duke bërë pazare droge me bashkëpunëtorin e tij, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai tha se pas këtij audio-përgjimi duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj.

?Një oficer i policisë gjyqësore ka ardhur dhe ka marrë audio-përgjimin në selinë e PD, por asgjë nuk ka ndryshuar. Duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj. Ka disa fakte që kjo video vërtetohet sepse në përgjime thuhet se ?po ma sulmojnë vëllain?. Thuhet se ata në Itali u shpërbënë. Është numri i telefonit që gjithsecili mund t?i binte dhe të shihte nëse është Agron Xhafaj. Gjithashtu aty thuhet se ?po na sulmojnë ata plehrat?. Plehrat jemi në dhe mediat?- tha Salianji.

I pyetur se kur janë bërë këto përgjime dhe si u sigurua, deputeti i PD tha se materiali është sjellë nga autoritete të caktuara duke mos e specifikuar institucionin. Sipas tij është fakt qe Agron Xhafaj është i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge ne Itali dhe se mbrohet nga vëllai Fatmir Xhafaj.

?Ne kemi bërë të gjitha veprimet që kjo provë e sjellë nga autoritete të caktuara është e vërtetë. Do të thotë se ky audio-përgjim tregon dhe është fakt që Agron Xhafaj merret me trafik droge. Agron Xhafaj i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg nga Italia është sot i lirë. Agron Xhafaj shkon në prokurori dhe bën denoncimin për deputetët e opozitës. Nuk ka rëndësi për publikun se kur është bërë ky përgjim. Fshehja e ministrit të Brendshëm tregon se ai po mbron vëllain. Ne dimë atë që di publiku. Agron Xhafaj vijon aktivitetin e drogës dhe vëllai i ofron mbrojtje. Kontestimi i provës nuk ka ndodhur as nga ministri. Xhafaj ka penguar ekstradimin e vëllait të vet duke falsifikuar dokumentet?- tha deputeti i PD.

Lajmet e fundit nga