LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e ish-zv.Kryeministrit grek Pangallos në Tiranë/ Zbardhet axhenda

14 Maj 2018, 17:40, Aktualitet CNA
Vizita e ish-zv.Kryeministrit grek Pangallos në Tiranë/ Zbardhet

Theodhoros Pangallos, ish-Zv.Kryeministri i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, vjen nesër në Tiranë në një vizitë dy ditore me ftesë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Shtëpisë Botuese Toena.

Gjatë kësaj vizite Pangallos do t?i akordohet titulli ?Doktor Honoris Causa?, nga UMSH si dhe do të promovohet libri i tij ?Me Papandreun në Europë?.

Në ceremoninë e promovimit të librit merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se në axhendën e takimeve të planifikuara Pangallos do të takojë Kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama, dy ish Kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryetarin e PD-së Lulëzim Basha, si dhe politikanë të tjerë.

Më poshtë axhenda e plotë e Theodhoros Pangallos

Lajmet e fundit nga