LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ Lubonja: Ministri të dorëhiqet

14 Maj 2018, 19:46, Aktualitet CNA
Video-përgjimi i vëllait të Xhafajt/ Lubonja: Ministri të

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, ka komentuar skandalin që është përfshirë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku vëllai i tij është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite e dy muaj burg, për trafikim të lëndëve narkotike.

Lubonja është shprehur se ndaj këtij rasti duhet të nisin hetime, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

?Duhet të verifikohet sesa i vërtetë është ky përgjim dhe kush është ky bashkëpunëtor dhe i kujt është ky bashkëpunëtor. Në këtë rast duhet të ketë hetime. Nuk mendoj që është e sajuar, pasi do përbënte vepër penale.

Mendoj se duhej të ishte më i qartë interpretimi i këtij fakti. Nëse del i vërtetë do ishte shumë i rëndë. Në Shqipëri është vështirë që një vëlla të mos dijë se me çfarë merret një vëlla tjetër. Por nëse Agron Xhafa vazhdon të ketë aktivitet kriminal deri tani, këtu është fushë e hetimit.

Kjo gjë e dobëson, diskretiton rolin e ministrit Fatmir Xhafaj. Kur flasim për Xhafën duhet të dimë se kjo lidhje është kompromentuese dhe të gjitha këto kërkojnë një lloj hetimi sa më objektiv dhe të besueshëm. Duhet që ministrit të tërhiqet?,- u shpreh Fatos Lubonja. /CNA.al

Lajmet e fundit nga