LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi i gjermanëve/ CNA.al përgjigjet pas reagimit

14 Maj 2018, 17:22, Aktualitet CNA
Sondazhi i gjermanëve/ CNA.al përgjigjet pas reagimit

Prej dy ditësh CNA.al ka raportuar një sondazh të fondacionit “Konrad Adenauer” zhvilluar në vendin tonë si një pikë orientimi dhe mbledhje informacioni e përpunimi të dhënash për Partinë Demokratike.

Pas dy ditësh, në mënyrë të beftë, pas kërkesës së bërë nga Lulzim Basha tek drejtuesi i këtij fondacioni, ata kanë dalë me një qëndrim publik duke theksuar se gjithçka shkruhet në portale janë lajme të rreme.

?Të nderuar miq të Fondacionit Konrad Adenauer, dje dhe sot, disa portale kanë publikuar një lajm sipas të cilit Fondacioni ?Konrad Adenauer? në Tiranë ka realizuar një sondazh të brendshëm për Partinë Demokratike. KAS njofton se ky është një lajm i rremë dhe i pavërtetë dhe se të gjitha të dhënat dhe atributet që na jepen në të ashtuquajturin raport sondazhi për PD-në, janë të sajuara. Kërkojmë që në të ardhmen, për çdo lajm që lidhet me KAS, të kontaktohet paraprakisht zyra jonë duke mos krijuar lajme të rreme dhe të njëanshme?, – thuhet në reagimin e Konrad Adenauer.

Sqarimi i CNA.al

Së pari, duam të theksojmë se i gjithë informacioni i thënë dhe dhënë prej nesh është i vërtetë. Gjithashtu, i drejtohemi publikisht z.Glos, si drejtues i Institucionit që asiston PD-në, duke i kërkuar miqësisht, të jetë gjerman i vërtetë dhe të mbajë qëndrim pas sqarimeve tona të mëposhtme.

Sondazhi në zyrën e Lulzim Bashës është çuar nga ju dhe e keni bërë ju si institucion apo partnerët tuaj shqiptarë, të cilëve Lulzim Basha kërkon t’ju presë fondet, këtë e dini ju, por edhe ne shumë mirë.

Së dyti, sondazhi është parë nga ne në mirëbesim dhe ai ekziston në zyrën e Bashës, në zyrat e z.Glos, tek ish-ambasadori ynë në Kosovë dhe Maqedoni Arben Çejku, dhe këto ditë duhet të ishte në duart e Berishës.

Së treti, sondazhi është reklamuar nga disa personazhe publike apo aktivistë të politikës nga vetë z.Glos, nga vetë Lulzim Basha, apo edhe personazhe të tjera të përfshira dhe që kanë pasur dijeni.

Së katërti, ky sondazh mund të jetë një studim i plotë dhe konfident, por kjo nuk do të thotë se mediat kur e sigurojnë nga të paktën 3 burime të besueshme, dhe një gazetar e sheh me sytë e tij, këtu nuk ka vend për censurë, ai është lajm dhe do të publikohet, i pëlqen apo jo Lulzim Bashës, përgënjeshtron apo jo fondacioni pas presioneve të kreut të PD.

Së fundi, po themi edhe disa detaje. Arsyen pse Lulzim Basha donte që ky sondazh të rridhte dhe dilte në media, ne nuk e dimë. A mos vallë Basha kërkon t’i çojë sinjal partnerëve ndërkombëtarë që PD është në këtë gjendje, pasi Edi Rama dhe kriminelët e tij nuk po e lënë të ringrihet? Ky në fakt është një nga versionet që Basha e thotë rëndomë në takimin e partive si motra. A mos vallë Lulzim Basha donte që ky sondazh të binte në duart e Edi Ramës? Nëse qeveria ikën, pas skandalit të Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

A mos vallë donte Lulzim Basha tu jepte një sinjal kryetarëve në degë të partisë, besnikë ose jo, përpara se të nisë procesin e spastrimit ndaj tyre? Për këto duhet të përgjigjet Lulzim Basha.

CNA.al (CityNews Albania), prej më shumë se 3 vitesh raporton ditë pas dite gjendjen katastrofike, shpartallimin e strukturave të PD-së në bazë, perceptimin dhe mosbesueshmërinë ndaj Lulzim Bashës, këto si një kosto për demokratët, në veçanti opozitën dhe demokracinë në Shqipëri.

I nderuar Z.Glos, ndoshta keni qëndruar shumë kohë afër Lulit, ai të infekton me gënjeshtrat e tij në distancë e jo më të jesh afër. Ndaj ju lutemi silluni si gjerman i vërtetë, të respektoni më shumë mediet edhe pse mund të ju ketë rrjedhur informacioni që ju nuk u pëlqen, e në rast se doni që ta vazhdojmë këtë betejë, le të hedhim hapin tjetër. Kjo nuk ju ndihmon as ju, as ne, aq më tepër Lulzim Bashën.

Që PD-ja ka marrë tatëpjetën këtë e dini ju z.Glos, këtë e di Lulzim Basha, këtë e di Sali Berisha, këtë e di çdo demokrat, dhe e vërteta do parë në sy. Kanceri nuk kurohet me paracetamol, prandaj e vërteta duhet thënë sa nuk është vonë, ndryshe edhe më keq do të shkojë. /CNA.al

Ekskluzive/ Zbulohet sondazhi gjerman për Bashën dhe PD

Ekskluzive/ Zbulohen të tjera detaje nga sondazhi gjerman për PD-në dhe Bashën

Lajmet e fundit nga