LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon aktorja e njohur/ Burri më rrahu me rrip kur isha shtatzënë

14 Maj 2018, 20:50, Lifestyle CNA
Shokon aktorja e njohur/ Burri më rrahu me rrip kur isha

Aktorja e njohur si “Ahsen hatun” nga seriali shumë i ndjekur “Sulejmani i madhërishëm”, aty ku ra shumë në sy për bukurinë dhe aktrimin, së fundmi ka shokuar me rrëfimin mbi ish-bashkëshortin e saj, biznesmenin Umit Aslan me të cilin nisi një lidhje dashurie në vitin 2014.

Ceren Hindistan ka treguar se ish-bashkëshorti e dhunonte, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun”, ka treguar aktorja.

Ceren dhe Umit u ndanë në vitin 2016, 1 vit pas lindjes së vajzës.

Lajmet e fundit nga