LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me thikë të riun/ Arrestohet 54 vjeçari

14 Maj 2018, 08:44, Aktualitet CNA
Plagosi me thikë të riun/ Arrestohet 54 vjeçari

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e në shtetasi, nën akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Policia bën me dije se shtetasi Gimi Bodo, 54-vjeç, banues në Lushnje, ka goditur me thikë disa herë në trup për motive të dobëta shtetasin me iniciale A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë: 

Lushnje

Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ?Kongresi i Lushnjes?, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 e 279 të Kodit Penal. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga