LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Padia e Agron Xhafajt ndaj deputetëve të PD/ Ja faktet që e implikojnë

14 Maj 2018, 21:32, Aktualitet CNA
Padia e Agron Xhafajt ndaj deputetëve të PD/ Ja faktet që e

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj pak pasi vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj e paditi bashkë me dy kolegët e tij demokratë pasi publikuan audiopërgjimin, ka reaguar në një lidhje telefonike për emisionin ?Studio e Hapur?. Në një lidhje telefonike për emisionin, Alibeaj tha se ai ishte zëri i Agron Xhafajt.

?Shqipëria dhe Italia e kanë nënshkruar pa asnjë rezerve këtë konventë. Në 2008-ën Shqipëria dhe Italia në përforcim të konventës kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për identifikimin e personave që ndodhen në territoret respektive. Nga ai audiopërgjim rezulton një person me emrin Agron, një numër telefoni që i përket shtetasit Agron Xhafaj. Rezulton veç kësaj se ai ndodhet në Shqipëri. Rezulton se ai është në pozitat për të ndihmuar në trafikun e drogës. Ku e kemi sharë ne atë? Ne kemi bërë këto fakte. Zëri aty është i zotit Agron Xhafaj?, tha Alibeaj.

Vëllai i ministrit depozitoi sot kallëzim penal për 3 deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është degjuar ne audiopërgjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.

Lajmet e fundit nga