Connect with Us

Ngjela zbulon aksionin e amerikanëve për Berishën dhe Ramën

Aktualitet

Ngjela zbulon aksionin e amerikanëve për Berishën dhe Ramën

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela teksa vijon analizat e tij për situatën politike në vend, ka shenjëstuar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ngre pyetjen pse Kryeministri, i papranueshëm sipas tij nga politika amerikane, nuk jep dorëheqje nga posti.

Ngjela thekson se ky është moment i pakthyeshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa flet për ndëshkim dhe eliminim të korrupsionit.

Sipas tij, Rama dhe Berisha nuk janë në gjendje të kuptojnë se politika amerikane do të hapë letrat ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Sot janë tre shtete në botë, të cilët mbrojtjen amerikane e kanë domosdoshmëri të ekzistencës së tyre; këta janë: Shqipëria, Izraeli dhe Kosova.

Në funksion të kësaj, përpara shqiptarëve ngrihet kjo pyetje:

A ka mundësi sot të pranohet nga shqiptarët një kryeministër i papranueshëm nga politika amerikane?

Një kryeministër i tillë në Shqipëri sot nuk mund të jetë kryeministër as katër orë, sepse konsiderohet që është kundër interesit kombëtar shqiptar.

l.

Nëse e shohim me një optikë historike dhe me një analizë faktike dhe racionale, arrijmë në konkluzionin se siguria e Shqipërisë sot është e mbajtur nga faktori perëndimor, por është e kërcënuar nga faktori politik i korruptuar që qeveris në Tiranë.

E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga fqinjët agresivë dhe nga Rusia, dhe siguria shqiptare sot është e mbështetur tërësisht te mbrojtja amerikane, kurse shenjat janë që kryeministri aktual shqiptar është i papranueshëm nga politika amerikane.

Atëherë ç’pret ky kaqol, pse nuk e jep dorëheqjen?

Po politika e lartë socialiste çfarë pret, pse nuk e largon një kryeministër të tillë?

Të gjitha këto janë domosdoshmëri politike për qeverisjen shqiptare. Një situatë si kjo e sotmja është historike për shqipërinë dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është rasti i parë historik kur po kërkohet që me një reformë adeguate të vendoset moraliteti në Shqipëri.

Por kuptohet që konflikti midis Edi Ramës dhe politikës amerikane ka ardhur si pasojë e faktit që kryeministri shqiptar është kundër Reformës në Drejtësi në një kohë që kjo reformë është strukturuar për të vendosur në Shqipëri drejtësinë dhe moralitetin e qeverisjes.

E pra, janë të shumtë këta të korruptuar që po të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare, eliminohen nga politika.

Dhe prandaj janë bashkuar kundër Reformës. Por dita ditës po kuptohet që i gjithë veprimi i tyre kundërreformë është dëshpërim.

ll.

Shteti shqiptar ka njëqind vjet që drejtohet nga amoraliteti dhe dhuna e grabitja që vetë qeveritë shqiptate iu kanë bërë shqiptarëve.

Por gjithmonë një situatë amorale në qeverisjen shqiptare ka pasur një mbështetje e cila i ka ardhur në ndihmë kësaj lloj qeverisjeje. Dhe kjo ka qenë ndihma e pistë e fqinjëve që janë pushtues të më shumë se dy të tetave të territorit real shqiptar.

Të gjithë këta pushtues, por sidomos qeveritë serbe, krijuan skemën e blerjes së krerëve që do të qeverisnin Shqipërinë. Dhe ia arritën që me këtë skemë të mbanin një Shqipëri të dobët, të varfër dhe pa aleanca të fuqishme me Perëndimin, sepse kanë qenë kryeministrat shqiptarë, të ardhur në pushtet prej tyre që kanë bllokuar zhvillimin shqiptar për interesat e tyre.

E gjithë kjo politikë në thelb ka qenë në mbrojtjen e amoralitetit dhe korrupsionit të qeverive shqiptare.

Dhe kjo histori vijoi edhe në këta 27 vjetët e paspërmbysjes së komunizmit në Shqipëri.

Politika shqiptare e pas komunizmit shqiptar, që filloi në vitin 1992 dhe ka ardhur deri sot te Edi Rama, ka rënë në një esadizëm të kulluar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa këta janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që për interesat e tyre materiale dhe të pushtetit shkelin mbi këto dhe për çdo interes kombëtar.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zv.kryeministres/Zyrtarë dhe policë të intimiduar në shit-blerjen e votës

lll.

Por, çfarë është esadizmi?

Esadizmi është një turp historik i shqiptarëve i cili në Europë nuk i ka ndodhur asnjë kombi apo një populli tjetër.

Esadizmi është doktrina makabër e orientalizmit shqiptar, që, duke shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues territoresh, të krijonte një shtet neoosman shqiptar, ku Esat Toptani të jetonte me paratë e ardhura nga Beogradi dhe nga grabitja e shqiptarëve gjithë po sipas psikologjisë së pashait apo pashallëkut turk. Kurse Greqia dhe Serbia të ndanin Jugun dhe Veriun e Shqipërisë.

Ndihma e Beogradit në këtë histori orientale shqiptare “ka qenë e pakursyer”. Ajo e ka këtë edhe sot një filozofi veprimi në Shqipëri: paguan hoxhallarë, hajdutë dhe çfardo lloj të korruptuari të rangjeve të larta politike, kundër zhvillimit shqiptar.

Por burrat e mëdhenj të shtetit shqiptar, në vitin 1920 e shkallmuan esadizmin dhe shpëtuan Shqipërinë në Kongresin e Lushnjës.

Esadizmi, edhe pse u shkatërrua, ai nuk vdiq, sepse në vitin 1924, esadizmi triumfoi sërish në Shqipëri me anë të Ahmet Zogut.

Dhe kjo doktrinë politike e shitjes së interesit kombëtar sipas motivit esadist drejt Beogradit dhe pushtuesve të territoreve shqiptare, po vijon ende.

Politika e vitit 1992-1997 në funksion të Beogradit e çoi Shqipërinë dy herë në buzë të varrit: pasi e shkatërroi ekonomikisht në vitet 1992-1996, ajo kërkoi ta shpërbënte në vitin 1997.

Por pikërisht këtu ndërhyri me forcë politika amerikane dhe e shpëtoi edhe Shqipërinë por edhe vetë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, sepse dy vjet më vonë, në vitin1999, ndihma amerikane, pasi i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja milosheviçiane, krijoi me forcën e armëve edhe shtetin e pavarur të Kosovës.

Që nga kjo kohë, Shqipëria në nëntëmbëdhjetë vjet është nën mbrojtjen amerikane, ka hyrë si anëtare e NATO-s por edhe në luftë me esadizmin shqiptar, i cili e vijoi jetën e vet në Shqipëri edhe pas vdekjes së Sllovodan Milosheviçit.

Sot esadizmi shqiptar si orientalizëm neoosman dhe si forcë antiamerikane po drejtohet nga Berisha – Rama. Është orientalizëm i kulluar që drejtohet nga mediokriteti Rama që mendon të mundë Uashingtonin me Stambollin. Dhe Saliu pret. Kurse Uashingtoni po godet Ramën përditë me anë të Zërit të Amerikës për lidhjet e tij me diktatorin e Stambollit.

Dhe ky është fakt tani që po dëgjohet përditë nga shqiptarët, të cilët e kanë dëgjuar nga Zëri i Amerikës, dhe do të vijojnë ta dëgjojnë.

Po ky Rama, pse nuk jep dorëheqjen?

lV

Kryeministri Edi Rama është në prag të ndëshkimit të tij për korrupsion.

Është implikuar dhe tani, i bashkuar me Berishën dhe Metën, po kërkojnë të shkatërrojnë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare për të shpëtuar veten me politikë esadiste.

Po a ka mundësi të ndodhë kjo?

A ka mundësi që politika amerikane e angazhuar kundër politikës orientale në Shqipëri t’i lërë këta të livadhisin kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Nuk e kanë kuptuar dot ende këta që ndëshkimi dhe eliminimi i korrupsionit në Shqipëri është një moment historik i pakthyeshëm. Kurse Edi Rama dhe Sali Berisha ende nuk janë në gjendje të kuptojnë që politika amerikane, nëse do ta vijojnë ende reaksionin e tyre, do të hapë letrat kundër tyre përpara shqiptarëve.

Reforma në Drejtësi është çështje e mbyllur, koha është tani krejt e pamëshirshme kundër korrupsionit shqiptar.

Mjerë ai që ka futur duart te paratë dhe pronat e shqiptarëve! /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rama fyen studentët/ Në cilin kazan do të përfundoni?

LEXO EDHE:  Shpërthen Mirush Kabashi: Teatri censurohet nga qeveria, jemi më keq se në komunizëm

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Vizita në Egjipt/ Ilir Meta: I impresionuar nga projektet ekonomike në këtë rajon

LEXO EDHE:  Shpërthen Mirush Kabashi: Teatri censurohet nga qeveria, jemi më keq se në komunizëm

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: