LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas këmbësoren/ 18-vjeçarja me urgjencë drejt Tiranës

14 Maj 2018, 16:23, Aktualitet CNA
Makina përplas këmbësoren/ 18-vjeçarja me urgjencë

Një aksident mësohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:45 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Autoritetet policore shprehen se 18-vjeçarja është përplasur nga një automjet tip ?Mercedez Benz?, që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet R.M., Ky i fundit mësohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur vajzën.

Informacion paraprak

Rreth orës 15.45, shërbimet e policisë rrugore, janë njoftuar se në aksin rrugorë Bulqizë-Fushë Bulqizë, një automjet ka përplasur një këmbësore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku nga veprimet paraprake të kryera është konstatuar se shtetasi R.M, 19 vjeç, banues në Bulqizë duke drejtuar automjetin tip ?Mercedez Benz?, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasen B.K, 18 vjeçe, (këmbësore).

E dëmtuara po transportohet me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar dëmtime, dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga