LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon në “sitën” e Vettingut/ Zbardhet vendimi i KPK

14 Maj 2018, 07:43, Aktualitet CNA
Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon në “sitën” e Vettingut/

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe vlerësimit të integritetit profesional dhe pasuror, ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Trupi Gjykues i cili përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari arriti në përfundimin se Xhaxho është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Xhensila Pine tha se ishte realizuar procesi i vetingut të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe vlerësimit profesional.

Sa i takon pasurisë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm,  nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006. Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve që ia ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri ne 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër”

Ndërsa në lidhje me aftësinë profesionale konstatohet se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi.  Nuk ka asnjë masë disiplinore.

Lajmet e fundit nga