LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet një gomone e braktisur/ Ja dyshimet e policisë

14 Maj 2018, 15:41, Aktualitet CNA
Gjendet një gomone e braktisur/ Ja dyshimet e policisë

Një gomone është gjetur sot e braktisur në Fier, e cila dyshohet se do të përdorej për transport të lëndëve narkotike. Lajmi është bërë publik nga Policia Kufitare e Vlorës, e cila shprehet se, mjeti i lundrimit është gjetur në vendi e quajtur Pishpore, dhe ishte fshehur mes pishave.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet që mjeti do përdorej për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorve të fshirë. Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier. /CNA.al

Lajmet e fundit nga