LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Tahiri”/ Gazetari tregon çfarë ka në provat e reja të Prokurorisë

14 Maj 2018, 21:25, Aktualitet CNA
Çështja “Tahiri”/ Gazetari tregon çfarë ka

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ndërsa ka trajtuar aktualitetin politik të ditëve të fundit, ka shpjeguar provat e reja të ardhura nga Italia dhe Greqia ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sokolaj është shprehur se në përgjimet e reja që kanë ardhur ?Moisi Habilajt me anëtarë të tjerë të grupit ku flet për disa bizhuteri dhe një kostum të një marke të njohur që thotë se i ka blerë për gruan e ish-ministrit dhe atë vet?.

Pjesë nga deklarata:

Tare: A ka informacion të detajuar çfarë janë këto provat e reja?

Sokolaj: Janë materiale që Prokuroria shqiptare i ka marrë në Itali dhe Greqi. Në pjesën e Italisë, janë përgjime të reja të Moisi Habilajt me anëtarë të tjerë të grupit ku flet për disa bizhuteri dhe një kostum të një marke të njohur që thotë se i ka blerë për gruan e ish-ministrit dhe atë vet.

Mes dëshmive të reja është edhe dëshmia e një tregtari rrobash në Romë, për të cilin Moisi Habilaj shprehet se kishte shkuar me gjithë Tahirin aty dhe kishte provuar kostumin. Tregtari i pyetur nga hetuesit e Guardia di Finanza thotë se nuk e njoh. Në dosje është administruar përgjimi për kostumin që nuk ishte në materialet e para. Provat e tjera janë disa hyrje dalje të gushtit 2014 të hyrje-daljeve të Saimir Tahirit në drejtim të Greqisë.

Në një rast me udhëtim me skaf drejt Korfuzit dhe në një rast me zv/ministren e Brendshme, Gjebrea drejt ishullit grek Lefkata. Këtu është dëshmia e një personi, i cili tregon se udhëtimi i bërë me skaf në kthim është bërë me makinën që ia ka dhënë Artan Habilajt.  Mendohet se gjatë qëndrimit në Greqi, Tahiri ka pasur dy takime me zt.Artan Habilaj. Në asnjë rresht të dosjes Tahiri nuk thuhet se Tahir është kapur me drogë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga