Aktualitet
Audio-përgjimi i vëllait të Ministrit/ PD thirrje Prokurorisë

Deputeti i Partisë Demokatike, Flamur Noka i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, ka folur për video-përgjimin e publikuar ditën e sotme nga PD, për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Xhafaj i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë çështje, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra.
“Ka vetëm një gjë, Agron Xhafaj del me zë dhe figurë që bisedon me trafikantët dhe po thotë që po më sulmojnë plehrat edhe mua edhe vëllain. Kjo është e rëndësishme dhe sot në rast se do kishim një prokurori, prokuroria duhet të kishte filluar urgjent veprimet dhe hetimin. Ky është fakti drithërues.
A mund të ketë një vend demokratik që të ketë një ministër të Brendshëm që duhe të luftojë bandat dhe krimin ka vëllain e tij të dënuar për drogë. Vetëm në Shqipëri ndodh!
Sot Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar dhe ndaj Fatmir Xhafës duhet të fillonte një hetim. Ka vetëm një zgjidhje, largim i ministrit Xhafaj nga detyra. Edi Rama dhe kjo qeveri na ka bërë faqen e zezë në sytë e Europës”, – u shpreh Noka. /CNA.al