LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio përgjimi i Agron Xhafajt/ Tabaku: Ka ardhur koha të çlirohemi nga kjo qeveri

14 Maj 2018, 16:35, Aktualitet CNA
Audio përgjimi i Agron Xhafajt/ Tabaku: Ka ardhur koha të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas audiopërgjimit të publikuar nga PD, ku vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dëgjohet teksa komunikon me trafikantët e drogës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se, ?Kjo audio është ajo çfarë qeveria Rama ka përfaqësuar që në shtatorin 2013?.

?Audio është një tjetër provë e pakontestueshme që kjo qeveri ekziston dhe financohet nga grupet kriminale dhe droga. Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë,? vijon me tej Tabaku.

Postimi i plotë: 

Kjo audio është ajo çfarë qeveria Rama ka përfaqësuar që në shtatorin 2013. Një grup të organizuar me pushtet që kanë menduar vetëm për të mbrojtur grupet kriminale të cilët më pas ndihmonin mazhorancën të fitonte pushtet dhe zgjedhje.

Audio është një tjetër provë e pakontestueshme që kjo qeveri ekziston dhe financohet nga grupet kriminale dhe droga. Asnjë vend i BE-së nuk mund të ketë besim tek një qeveri e inkriminuar deri në këtë pikë, asnjë polic nuk mund të kryejë detyrën e tij kur ministri mbron vëllain e tij nga ligji. Mes ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në BE dhe mundësive ndodhet muri i drogës së ngritur nga një kryeministër që jo rastësisht të dy ministrat e rendit i dalin të përfshirë kokë e këmbë në rrjete kriminale mafioze.

Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga kjo qeveri që po shndërrohet në një kartel të madh droge duke na privuar prej ëndrrës Europiane. /CNA.al

Lajmet e fundit nga