LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arta Marku e çmendur”/ Pezullohet prokurori që e akuzoi

14 Maj 2018, 11:41, Aktualitet CNA
“Arta Marku e çmendur”/ Pezullohet prokurori që e akuzoi

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Dritan Gina.

Në njoftimin zyrtar të prokurorisë bëhet e ditur se shkarkimi i Ginës, ka ardhur pas ?Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.?

Kujtojmë këtu se pas marrjes së detyrës së kryeprokurores, Arta Marku ka pasur një përplasje të fortë me Dritan Ginën, ku ky i fundit e ka cilësuar të çmendur.

Përplasja mes tyre erdhi pasi Arta Marku vendosi pezullimin e tij si kryeprokuror i komanduar në Prokurorinë e Elbasanit.

Njoftimi i prokurorisë:  

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018,  bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma ?b? dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma ?b? dhe pika 2 gërma ?b?; 155 dhe 160, pika 2, gërma ?c?, të ligjit nr. 96/2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga