LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte të reja/ Zbardhen provat që “fundosin” Fatmir Xhafajn

13 Maj 2018, 11:11, Aktualitet CNA
Fakte të reja/ Zbardhen provat që “fundosin” Fatmir

Deputetët demokratë Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji dhe këshilltari Gazmend Bardhi, gjatë një konference për media, kanë publikuar tre  fakte të reja në lidhje me çështjen Xhafaj.

Sipas tyre, këto fakte dëshmojnë se si Xhafaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt për mbrojtjen  e vëllait, i dënuar me 7.2 vjet burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por që  nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.

Deklarata e plotë:

3 ditë më parë, në momentin e vetëm që foli publikisht për vëllanë e tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj tha se nuk kishte asgjë për të shtuar më shumë sesa kishte thënë për këtë çështje në tetor 2010.  Fatmir Xhafaj e pranoi publikisht se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

?Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.?

Kjo deklaratë e Fatmir Xhafaj gjendet në faqen 53 të procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010.

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar Agron Xhafajn t?i shpëtojë drejtësisë, të mos burgoset, të ketë paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

Fakte sesi Fatmir Xhafaj ka falsifikuar dhe shkelur ligjin për ti siguruar paprekshmëri vëllait, trafikant droge

 Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm, ka shkelur ligjin që i vëllai t?i shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar çdo veprim për ekstradimin e tij:

për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;

për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;

për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si  Kryetar i Komisionit të Ligjeve, fallsifikoi dokumentet zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit për trafik ndërkombëtar droge.

Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që ,vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg as në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia duke penguar që ligji të veprojë ndaj Agron dhe Fatmir Xhafajt.

Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

A e vazhdon trafikun e drogës Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm?

Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se ?e ka ndihmuar vëllanë t?i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit?. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?

Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t?i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë: 

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?

A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë ?vëllai i Ministrit të Brendshëm?, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?/CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga