LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Do e lë shkollën se do martohem', mamaja tronditet nga deklarata e vajzës

13 Maj 2018, 13:57, Kuriozitete CNA
'Do e lë shkollën se do martohem', mamaja tronditet

E ftuara e dytë në “Ka një mesazh për ty” sot ishte Anxhelina, një vajzë e re, e rritur me sakrifica, por një nxënëse e shkëlqyer, me ëndrrën për t’u shkolluar. Mirëpo duke qenë se Anxhelina tani është fejuar mamaja e saj ka frikën se vajza nuk do i mbarojë dot shkollën.

“Në mes të dhunës shikoja mamin që i vinte derës atë krevatin e sustës që kishim ne atëherë edhe më mësonte sesi të shkruaja. Ndërkohë që im atë andej thërriste, bërtiste ose psherëtinte nga alkooli dhe motrat e mia ishin të mbledhura, mami rrinte me mua dhe më mësonte si të shkruaja. Kur unë kujtoj këtë gjë, mbaj mend që shkronjën më të vogël edhe ma zbukuronte sepse donte që të më hiqte mendjen dhe unë të fokusohesha drejtimit tim që ajo dëshironte të më jepte”, tregoi Anxhelina.

Stafi i emisionit e suprizoi 19-vjeçaren duke i sjellë në studio të fejuarin, Albanin i cili iu bashkua lojës sikur çifti ka vendosur të martohet.

“Alban, ti e di që unë jam pro zgjidhjes tuaj por Anxhelina është krenaria e familjes. I kam dhënë që edhe unë të vdes, nuk dua që të vijë e të më qajë por të vazhdojë drejt shkollës, drejt jetës. Dua që të jetë dikush e të mos vuajë më sepse boll? Të paktën të më bëjë mua krenare për jetën e saj. Megjithatë, unë përsëri, nëse ju keni zgjedhur, unë përseri ju kuptoj dhe do ju mbështes”, u shpreh mamaja e Anxhelinës.

Në fund çifti i treguan se ishte thjesht një lojë dhe Anxhelina tha se për asnjë motiv nuk do e ndërpriste ëndrrën e të dyjave, që ajo të vazhdojë shkollën.

Lajmet e fundit nga