LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seksualiteti sipas këndvështrimit të krishterë dhe frojdjan

12 Maj 2018, 19:55, Aktualitet CNA
Seksualiteti sipas këndvështrimit të krishterë dhe frojdjan

Krishterimi, që ka si themelues dhe udhërrëfyes Birin e Perëndisë?Birin e Njeriut,  Zotin Jisu Krisht, u përhap në Evropë që në shekullin e parë mbas vitit 33 pas Krishtit, duke filluar që nga Jerusalemi deri në Romë, kryeqyteti i Perandorisë Romake, i cili përbëhej nga 36 provinca, që shtrihej nga Britania Jugore deri në Armeni. Krishterimi në këto provinca gjeti popujt paganë që kishin arritur deri aty sa seksualitetin e kishin hyjnizuar, fantazia e tyre, e shfrenuar nga epshi seksual, kishte krijuar një mori zotash burra e gra që kryenin akte seksuale mes tyre, mes njerëzve dhe kafshëve deri në perversion dhe inceste; këto akte seksuale erotike ishin kthyer në mite të shfaqura me piktura dhe statuja nëpër tempujt paganë. Në këta tempuj kryheshin akte seksuale sakrale ?të shenjta?, p.sh. në tempullin e Afërditës në Korint kishte mbi 1000 prostituta priftëresha ku kryenin akte seksuale me pelegrinët që donin bekimin e pjellorisë së Afërditës ose të Artemisës në Efes.

Meqë seksualiteti ishte ngritur në lartësinë e sakrales si kënaqësia e zotave, shthurja seksuale midis njerëzve ishte më se e justifikuar edhe e ligjëruar. Seneka (4 para Kr. ? 65 pas Kr.) shkruan për kohën e tij: ?Përditë rritet lakmia për mëkat; përditë pakësohet ndjenja e turpit?.  Ai vë re se në mbretërinë e Neronit. (37-68 para Kr.): ?Gratë i masnin vitet e tyre me burrat, jo me konsujt?; kurse GP Fisher shkruan: ?Një shthurje që ndoshta nuk ka pasur asnjë paralele, as më përpara, as më vonë, në historinë e racës njerëzore?. Jo vetëm paganët, por edhe në tokën e shenjtë të Izraelit judenjtë kishin rënë në një degjenerim të madh, sa thuhej për atë kohë: ?Nëpër rrugë, më shumë kishte prostituta se miza?. Prandaj dy gjëra priteshin të ndodhnin me njerëzimin në atë brez: ose ai do lejohej të vazhdonte në tatëpjetën e seksualitetit të shfrenuar deri në një degjenerim të pakthyeshëm në shtazëri, ose ndërhyrja  e Perëndisë që kjo gjendje të ndryshonte. Merita e Krishterimit, si besim i ri me moral shumë të lartë, ishte se hyri brenda kësaj shthurjeje seksuale, si një barrierë që parandalon llumin e degjenerimit seksual, për të përmbysur përfundimisht gjithçka njerëzore.

Për Krishterimin si doktrinë, seksualiteti si një energji (instinkt) shumë e fortë, që fillon të shfaqet te njeriu prej moshës fëmijërore, është i ngjashëm me të gjitha funksionet trupore, që i janë dhënë njerëzimit për lavdërimin e Perëndisë si krijues edhe të dobishme për jetën e tij. Seksualiteti mashkull me femër ka një rol pozitiv për të luajtur në jetën e njerëzimit brenda kohës edhe hapësirës dhe mund të konsiderohet si element dinamik i shpirtit, i caktuar si ndihmës që nga çasti kur trupi vihet në veprim derisa të pushojë së ekzistuari. Prandaj në Krishterim marrëdhëniet seksuale konsiderohen si çelës për të gjithë ekzistencën e personit dhe një gur pengese për rënien edhe ngritjen e shumë vetave për mënyrën si përdoret seksualiteti në lirinë e individit; sepse seksualiteti mund të përbëjë për njeriun një shkak lumturie edhe jete, ose fatkeqësie edhe vdekjeje jo vetëm në këtë jetë të përkohshme, por edhe për pozicionimin në jetën e përjetshme.

Bibla, në të cilën mbështetet doktrina e krishterë, tregon se seksualiteti është dhënë për dy qëllime të mëdha: E para, njeriu në bashkimin heteroseksual të shtohet edhe të shumohet sipas urdhrit Hyjnor: ?Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: ?Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë??(Zanafila 1:28). Por ndryshe nga çdo gjallesë që shumohet nga seksualiteti i tyre mashkull e femër, njeriut, i krijuar sipas ikonës së Perëndisë, si qenie shoqërore psiko-somatike seksualiteti, iu dha  edhe si një nevojë apo mjet fiziologjik, që të jetojë në shoqëri dashurie ashtu siç na thuhet në Zanafillë: ?Pastaj Zoti Perëndi tha: ?Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t?i bëj një ndihmë që i leverdis??. Pastaj Zoti Perëndi, me brinjën që i kishte hequr njeriut, formoi një grua dhe e çoi te njeriu? (Zanafilla 2:18 -22). Shoqëria njerëzore nëpërmjet seksualitetit bëhet kaq e fortë edhe unike sa përsëri na thuhet: ?njeriu do të braktisë babanë edhe nënën e tij, do të bashkohet me gruan e tij dhe do të bëhet një mish i vetëm? (Zanafilla 2:24).

Prandaj, në këtë këndvështrim biblik, Krishti dhe Krishterimi rikthen monogaminë në shoqërinë njerëzore se kështu ka qenë në fillim një burrë edhe një grua dhe është kundër poligamisë dhe ndarjes së gruas si pasojë e seksualitetit të papërmbajtshëm nga egoizmi mëkatar. Krishti është shumë i prerë kur thotë: ?Keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: ?Mos shkel kurorën?. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet … Kush e lë gruan e tij, le t?i japë letrën e ndarjes”. ?Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën? (Mattheu 5:27-32)… ?Ata thanë: ?Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan?. Dhe Jisui, duke u përgjigjur, u tha atyre: ?Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull; por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu, nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj njeriu të mos e ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar?( Mark 10:4-9).

Sipas Shkrimit të Shenjtë, seksualiteti në fillim iu dha njeriut që të ushtrohej në mënyrë ideale, paqësore në dashuri të plotë të dhënë njëri-tjetrit, siç na thuhet: ?Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj?(Zanafilla 2:25), por ngrënia e frytit të ndaluar në kopshtin e Edenit  solli mëkatin fillestar, edhe mëkati fillestar ndarjen e njeriut nga vullneti hyjnor, nga njëri-tjetri dhe për pasojë epshin egoist si na thuhet përsëri: ?edhe  pastaj ata e panë veten lakuriq, ndaj qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t?u mbuluar? (Zanafilla 3:7).Nga ky aksident mëkatar, pavarësisht se marrëdhëniet seksuale në thelb janë të mira, ato bëhen të turbullta, epshi i nxitur nga egoizmi kërkon ta përdorë seksualitetin jo më nga dashuria e sinqertë, d.m.th. në vend që të kthehet dhe të jepet ndaj tjetrit në një marrëdhënie ekstraversion, ai ndrydhet në vetvete në marrëdhënie  introversion. Kështu, me qëllim që epshi i pakontrolluar të mos të drejtojë në kurvëri dhe shfrytëzim të tjetrit, duhet të menaxhohet me vetëpërmbajtje derisa të plotësohen kushtet e një bashkimi seksual që nuk është vetëm fizik, por edhe psikologjik. Ky bashkim kryhet vetëm brenda martesës së bekuar edhe besnike sipas modelit të çiftit të parë. Prandaj dhe apostulli i kombeve, Pavli, ju thotë: ?Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit?(I Korintasve 7:1-4).

Në martesë, seksualiteti edhe epshi drejtohen drejt dashurisë që të çliron nga egoizmi. Prandaj në Krishterim lidhjet jashtë martese dhe tradhtia bashkëshortore, janë të patolerueshme, sepse ato udhëhiqen vetëm nga instinkti epshor që e ulë njeriun në nivelin e kafshës, edhe kur seksualiteti devijon nga natyror si heteroseksual në homoseksual edhe në çdo devijim pervers, njeriu  bie më poshtë se kafsha edhe se çdo gjallesë që riprodhohet nga seksualiteti natyral mashkull e femër. Në bashkësinë e martesës së bekuar nga Perëndia, dashuria e vërtetë shprehet me bashkimin e plotë të çiftit në gjithçka që ata janë, që kanë e që bëjnë. Është dashuria e njërit që jeton plotësisht për të mirën e tjetrit, dashuria e bashkimit erotik, duke pasur një mendje, një zemër dhe një mish, dashuria e miqësisë së përsosur. Brenda një bashkësie të tillë dashurie, akti seksual është shprehje e gjithë asaj dhe u krijua nga Perëndia për këtë qëllim; ai është akti intim që e gjen gëzimin e tij të plotë kur kryhet nga ata që i dedikohen dhe i përkushtohen plotësisht njëri-tjetrit në të gjitha gjërat, në të gjitha mënyrat dhe përgjithmonë. Ai është akti i dashurisë së vërtetë vetëflijuese në besnikërinë e përjetshme. Vetëm kështu akti seksual i jep një përmbushje dhe kënaqësi të pafund të dashuruarve që e kryejnë atë. Pakënaqësia seksuale nuk është në të vërtetë thjesht një problem trupor apo biologjik. Ajo është, pothuaj, pa asnjë përjashtim, rezultat i ndonjë defekti të mendjes, zemrës dhe shpirtit. Themel bazë është defekti i vetë dashurisë, sepse, kur njëri ka parasysh vetëm të mirën e tjetrit, duke dëshiruar bashkimin e plotë shpirtëror dhe trupor në miqësi të përkryer, akti seksual është gjithmonë më i kënaqshëm. Kur mungon dashuria dhe tjetri është në qendër të çiftit apo epshi i disa pasioneve të ulëta të trupit apo mendjes, atëherë gjithçka ka humbur dhe perversioni i seksualitetit sjell te çifti bashkim hidhërimi dhe vdekje të dashurisë. Kjo është një arsye pse çiftet tradhtojnë njëri-tjetrin, e ndiejnë veten të konsumuar seksualisht me njëri-tjetrin dhe kërkojnë partner të tjerë thjesht për orekse seksuale në një spirale  erotike, gjthnjë e më turpshme të liga dhe perverse.

Normalisht, akti i seksual në martesë sjell fryt në lindjen e fëmijëve. Ceremonia e martesës në Kishën Orthodhoke lutet për ?dëlirësi, për një shtrat të panjollosur, për lindjen e fëmijëve dhe për çdo bekim tokësor që ata t?u japin dhe atyre që kanë nevojë?. Megjithatë, akti seksual i dashurisë, nuk kufizohet vetëm në lindjen e fëmijëve, por ekziston edhe për bashkimin në dashuri dhe për ndërtimin dhe gëzimin e ndërsjellë të atyre që janë martuar. Nëse nuk do të ishte kështu, Apostull Pavli nuk do të jepte këshillat e mëposhtme: ?Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja. Mos ia privoni njëri-tjetrit, përveç në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t?i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj? (I Korintasve 7:2-5).

Sipas doktrinës së krishterë, seksualiteti është vetëm në këtë jetë ku kemi trupa mishorë gjinorë dhe të përkohshëm, por në ngjalljen e të vdekurve në jetën e përjetshme me trupa të pavdekshëm seksualiteti nuk do jetë i nevojshëm, sepse njerëzit nuk do të kenë nevojë më të shtohen, por do të jenë si engjëjt që nuk martohen, edhe nuk shtohen. Kështu erotizmi i ?perëndive? pagane si diçka hyjnore, edhe përtej të përkohshmes, ishte pjellë e fantazisë erotike të njerëzve për të qetësuar ndërgjegjen e rënduar nga degjenerimi i tyre seksual. Prandaj Krishterimi, atje ku u pranua si doktrinë edhe moral, veproi si kripa që dezinfekton atë që është e infektuar dhe e prishur, edhe ruan, konservon të shëndoshën, duke ulur seksualitetin nga ?sakralja? në atë të natyrshme, të kanalizuar dhe të orientuar drejt qëllimit për riprodhimin e racës njerëzore, edhe për shoqëri dashurie midis burrit dhe gruas në martesën e bekuar nga Zoti që themelon edhe përforcon shoqërinë njerëzore.

Mund të themi se me ulje-ngritje të parëndësishme, kurba morale e përdorimit të seksualitetit brenda martesës monogame qëndroi konstante deri në shekullin XV, kur në Evropën Perëndimore filluan të shfaqeshin filozofitë humaniste një rievokim i filozofizë greko-romake që kishte si motiv ?masa është njeriu?. Edhe periudha e Rilindjes është një nga fazat më dehëse ku veçanërisht në art edhe letërsi pati një rishfaqje të skenave erotike të zotave epshorë që kënaqnin seksualitetin e tyre mes vetes edhe njerëzve. Kjo përqasje me paganizmin binte ndesh me moralin e krishterë. Në shekullin XVIII gjatë iluminizmit dhe humanizmit modern, ku njohuria për botën duhej gjetur në arsyen edhe perceptimin shqisor-njerëzor jo te feja, besimi te Zoti edhe morali i krishterë gjithnjë e më shumë po diskutohej derisa arriti në mohimin ateist, si në lidhje me krijimin dhe teorinë e evolucionit të Çarls Darvinit, ashtu edhe në rrafshin dogmatik të filozofëve humanistë.

Ateisti dogmatik nga më të spikaturit, i cili ndikoi shumë në standardin dhe përdorimin e seksualitetit është psikiatri austriak Zigmund Frojd (1856-1939). Ai, në fillim, i nxitur nga teoria e Evolucionit të Darvinit, u mor me seksualitetin e ngjalave, por, pasi e la përgjysmë këtë studim, për vite të tëra pune u mor me pacientë esterikë dhe me probleme nervore dhe zhvilloi një metodë të trajtimit të pacientëve të tij, të cilën e quajti psikoanalizë. Ai shprehet se mësoi nga konsultat me pacientët e tij se problemet nervore iu buronin që nga fëmijëria dhe, sipas tij, personaliteti i tyre i deformuar vinte nga një ndrydhje e seksualitetit që shfaqet që në fëmijëri. Ai zhvilloi një teori rreth formimit të personalitetit të të rriturit me anë të përvojës së hershme jetësore në çdo shkallë të jetës së fëmijës. Frojdi përcaktonte 5 stade të zhvillimit psikoseksual të njeriut. Ai, me teorinë e tij, i dha instinktit të  seksualitetit një fuqi të plotë dhe ndikim diktature mbi personalitetin njerëzor të quajtur libido (vrulli për të kënaqur instinktin seksual) edhe kur libido shtypet, shkakton neuroza. Fazat psiko-seksuale të Frojdit janë faza orale (gojore), faza anale, faza fallike (e vetëdijes seksuale), faza latente dhe faza gjenitale. Frojdi i konsideronte këto faza si me rëndësi thelbësore në zhvillimin e një personaliteti të shëndetshëm.

Sipas Frojdit, që nga ditët e para të jetës, goja e foshnjës është jetike për të ngrënë dhe në atë momente, kur ai thith dhe kafshon gjoksin e nënës për të pirë qumësht, Frojdi e shikon si një kënaqësi seksuale orale.

Pastaj nga mosha  1 deri në 3 vjeç gjatë fazës anale, Frojdi besonte se fokusi kryesor i epshit ishte në kontrollin e lëvizjes së fshikëzës gjatë urinimit dhe jashtëshqitjes nga zorra e trashë.

Nga mosha: 3 deri në 6 vjeç, Frojdi sugjeroi që gjatë fazës fallike, fokusi kryesor i dëshirës seksuale është në organet gjenitale. Në këtë moshë, fëmijët gjithashtu fillojnë të zbulojnë dallimet midis meshkujve dhe femrave.

Frojdi gjithashtu besonte se djemtë fillojnë t?i shohin baballarët e tyre si një rival për përzemërsitë e nënës edhe këtu, sipas tij, fillon të shfaqet kompleksi i Edipit (për djemtë) dhe Elektrës (për vajzat). Kompleksi i Edipit përshkruan se këto ndjenja duan të posedojnë nënën dhe dëshirën për të zëvendësuar babanë. Megjithatë, fëmija gjithashtu ka frikë se ai do të ndëshkohet nga babai për këto ndjenja, një frikë që nga Frojdi quhet ankth kastash. Termi kompleks Elektra është përdorur për të përshkruar një grup të ngjashëm ndjenjash të përjetuara nga vajzat e reja për baballarët e tyre.

Nga mosha 6 deri në pubertet 12 vjeç, fillon stadi latent. Gjatë kësaj faze, superego vazhdon të zhvillohet, ndërsa energjitë e individit janë të shtypura. Fëmijët zhvillojnë aftësitë sociale, vlerat dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe të rriturit jashtë familjes. Zhvillimi i egos dhe superegos kontribuon në këtë periudhë të qetë. Faza fillon rreth kohës kur fëmijët hyjnë në shkollë dhe bëhen më të shqetësuar me marrëdhëniet e shokëve, hobi dhe interesa të tjera. Periudha e fshehtë është një kohë eksplorimi në të cilën energjia seksuale është ende e pranishme, por është e drejtuar në fusha të tjera, të tilla si ndjekjet intelektuale dhe ndërveprimet shoqërore. Kjo fazë është e rëndësishme në zhvillimin e aftësive sociale, të komunikimit dhe të vetëbesimit. Në fillimin e pubertetit nga mosha 12 vjeç fillon të rishfaqet interesi për seksualitetin, sepse ndien një trup të pjekur seksualisht edhe kërkon të provojë veten edhe, sipas tij, në këtë kohë rishfaqet kompleksi i Edipit.

Fillimi i pubertetit shkakton epsh që bëhet aktiv përsëri. Gjatë fazës përfundimtare të zhvillimit psiko-seksual, pra të asaj gjinore, individi zhvillon një interes të fortë seksual në seksin e kundërt. Kjo fazë fillon gjatë pubertetit, por vazhdon gjatë gjithë jetës së një personi. Në vitet e mëparshme, fokusi ishte vetëm në nevojat individuale, interesi për mirëqenien e të tjerëve rritet gjatë kësaj faze. Nëse fazat e tjera kanë përfunduar me sukses, individi tani duhet të jetë i balancuar, i ngrohtë dhe i kujdesshëm. Qëllimi i kësaj faze është të krijojë një ekuilibër midis periudhash të ndryshme të jetës.

Frojdi tërhoqi një rreth të ngushtë dishepujsh, të cilët u bashkuan me të për të krijuar shoqërinë e parë psikoanalitike. Por, që nga koha e Frojdit deri më sot, ka pasur një numër të madh vëzhgimesh dhe kritikash të teorisë psiko-seksuale të psikoanalizës mbi një sërë arsyesh, duke përfshirë kritikat shkencore për teoritë e tij, që janë të vështira për t’u provuar shkencërisht. Shumë psikiatër provojnë se psikoanaliza nuk është e efektshme në trajtimin ose kurimin e sëmundjeve mendore, madje anëtarë të rrethit të Frojdit nuk ishin dakord me të në aspekte të ndryshme të koncepteve bazë (sidomos pikëpamjet e tij pesimiste për njerëzimin dhe theksin e madh që i vinte seksualitetit) dhe u larguan nga grupi për të zhvilluar teoritë e tyre analitike të personalitetit dhe terapisë. Tre nga më të rëndësishmit prej psikanalistëve ishin Carl Jung, Alfred Adler dhe Karen Horney.

Teoria e Frojdit është utopike sepse konceptet si libido janë të pamundura për t’u matur, prandaj nuk mund të testohen. Teoria përqendrohet pothuajse tërësisht në zhvillimin e meshkujve me pak përmendje të zhvillimit psiko-seksual të femrës. Teoria e Frojdit bazohet në studime të rasteve dhe jo në hulumtime empirike. Gjithashtu, Frojdi e bazoi teorinë e tij në kujtimet e pacientëve të tij të rritur, jo në vëzhgimin dhe studimin aktual të fëmijëve. Paul Johnson, që lindi më 1970, thotë: ?Tani e dimë se shumë prej ideve qendrore të psikoanalizës nuk kanë fare bazë biologjike. Në fakt ato u formuan nga Frojdi para zbulimit të ligjeve të mendelit, teorisë krozomike të trashëgimisë, njohjes së gabimeve të lindura metabolike të ekzistencës së hormoneve dhe mekanizmave të impulsit nervor, të cilat, të marra së bashku, i hedhin poshtë këto ide. Peter Moore thotë: ?Frojdi mund të ketë pasur të drejtë kur thoshte se djemtë e të rinjtë, në mënyrë subkoshiente duan të vrasin të atin dhe të martohen me nënën?. Por shumica e postfrojdianëve mendojnë se nevoja e tij që të shpjegojë gjithçka si artin, fenë, etikën apo shoqërinë me anë të seksit, na tregon më tepër për fiksimet e tij neurotike sesa tonat.

Fjordi që ishte njeri ateist,pa një lidhje të ngushtë mes seksualitetit – dhe fesë duke e konsideruar këtë të fundit si formë universale të neourozës që shoqërohej me ndrydhjen dhe shoqërohej nga halucinacione psikosomatike. Ravi Racarias shprehet: ?Frojdi ia hoqi shenjtërinë etikës, besimeve e praktikave dhe e kapi kishën për rrobash për ta hedhur përtej murit të qytetërimit?. Por Frojdi vërtet ishte padyshim një ateist i tërbuar dhe nuk donte të besonte te një Zot moral, sepse epshi i tij i papërmbajtshëm që e drejtoi drejt incestit me motrën e tij, patjetër do të binte ndesh me moralin e krishterë që mësonte se instinkti seksual te njerëzit, ndryshe nga kafshët, është i menaxhuar nga arsyeja dhe vetëpërmbajtja.

Krishti tha: ?Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz? (Mattheu 24:11). Teoria e Frojdit, edhe pse teori në krizë si teoria e Evolucionit atje ku u implementua, dha një rezultat bumerang për individin, familjen edhe shoqërinë. Revolucioni seksual në vitet 60-70, i mbështetur në teorinë e Frojdit për një seksualitet të lirë, hapi ?kutinë e pandorës?, duke rishfaqur një përqasje pagane për seksualitetin, i cili është kënaqësia primare dhe qëllimi i jetës. Kjo liri seksuale në një shoqëri liberale, e ndihmuar edhe nga propaganda pornografike si në tv, internet, literaturë, e drejta e abortit, kontraceptivët,veshja, ushqime të modifikuara gjenetikisht dhe me hormone që nxisin epshin në një moshë shumë të re, erdhi me një kosto shumë të lartë.Psh në vitin 1980 u shfaq virusi vdekjeprurës AIDS që vazhdon të jetë një problem shëndetësor me shumë viktima, si edhe pa zgjidhje.

Një tjetër fenomen shoqëror që solli konsumi seksual pa limite edhe pa kufij moralë është se njerëzit në këtë brez, që po humbet qëllimin e seksualitetit për riprodhim dhe shoqëri dashurie në çifte, stimulojnë divorcin me gjithë pasojat, duke e vënë në krizën më të madhe institucionin e martesës, ndryshimin e seksualitetit heteroseksual në homoseksualitet, lezbizëm, tranvestit dhe çdo perversion si zofilia, incesti etj, të cilat po ligjërohen si normale gjithnjë e më shumë në vende të europës edhe të botës; madje zhvillimi teknologjik po përdoret sot për seksualitetin teknologjik apo robofilia, marrëdhënia me robotë duke humbur çdo kontakt human.

 E gjithë kjo panorama erotike rozë që u trumpentua si terapia më dobishme e psikoanalizës   për të shëruar neurozat e një brezi të ndrydhur seksualisht nga morali dhe feja, është kthyer në një neurozë edhe sëmundje  e këtij brezi të pabesë edhe të shthurur pa limite. Dy gjëra mbeten përsëri ose ky brez do të lejohet të shkojë në një rrugë pa kthim drej një shpërfytyrimi shtazor duke u kthyer vetëm në ?mish? ,ose Zoti do veprojë me drejtësinë e tij ashtu si  u shkatëruan shumë qyterime nga drejtësia hyjnore, në kohën e Noes,Sodomos edhe Gomorës, qytetrimi egjyptian,babilonas,persian,grekë,romakë etj gjatë shekujve.Jetojmë në një kohë krize të thellë morale ku themelet e qytetrimit tonë po tronditen fortë, madje i gjithë ky degjenerim seksual deri në perversion të ligjëruar  po tregon  se është  koha e fundit. Doktrina e krishterë beson në ardhjen e dytë në botë  të Zotit Jisu Krishti jo më si ligjëvënës, por si  gjykatës me drejtësi, ashtu si Ai e premtoj:?Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t`i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.?( Zbul 22:11-12) . Prandaj edhe apostulli Pavël u thotë kombeve mëkatare:?Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë:kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,.?( Kol 3:5-6)

Miron Çako- Përgjegjës i Zyrës së Katekizmit e Kryepiskopatës, KOASH, Tiranë.

Lajmet e fundit nga