LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

12 Maj 2018, 09:54, Aktualitet CNA
Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të

Te Kukësi e kanë thënë shpesh se për momentin nuk po mendojnë për merkaton dhe fokusi është te sigurimi i Europës, objektiv i realizuar tashmë, por mbetet për t?u përcaktuar pozicioni në klasifikim, pasi nesër me Luftëtarin u mjafton vetëm një barazim për të siguruar vendin e dytë. Verilindorët gjithsesi do të kërkojnë të marrin sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit. Pas përballjes me gjirokastritët, ata përballen me Vllazninë dhe Flamurtarin, për ta mbyllur këtë sezon pa trofe.

Por një çështje e rëndësishme është merkatoja dhe gjithçka nis me ata elementë që do të qëndrojnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm. Dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës në sezonin e titullit mund ta mbyllin me verilindorët, përveç sulmuesit Sindrit Guri, i cili pritet të sjellë të ardhura të rëndësishme në klub dhe deri më tani ka marrë një ofertë mjaft të mirë nga Oostende në Belgjikë. Presidentit Gjici i duhet të vendosë: 700 mijë euro i ka në tavolinë që tani.

RINOVIMET ? Verën e shkuar te Kukësi patën probleme me Enea Koliçin dhe Albi Allën. Klubi pretendonte se ata ishin nën kontratë, vetë lojtarët deklaronin të kundërtën. Në fund bashkëpunimi vijoi, pasi ata firmosën kontratat e reja. Pagat e tyre u rritën ndjeshëm, pasi kishin dhënë një kontribut të vyer në fitimin e titullit kampion në sezonin 2016-2017. Por ky sezon nuk ka qenë më i miri për ta.

Qendërmbrojtësi u la në stol në shumë ndeshje nga ish-trajneri Mladen Milinkovic, teksa këtë sezon ka luajtur vetëm 18 takime si titullar dhe në tre ndeshje është futur si zëvendësues. Tashmë ai është i dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin dhe praktikisht me Kukësin do të duhet të shtrëngojë duart. Por ka edhe një… por, kjo pasi duhet gjetur zëvendësuesi. Tregu nuk është se ofron shumë alternativa. Qëndrimi i Allës do të varej edhe nga kushtet financiare. Me ulje page, atëherë Kukësi do ta merrte në konsideratë.

E njëjtë situata edhe për Koliçin. Stivi Frashëri është dëmtuar së fundmi dhe do të mungojë për disa kohë, ndaj verilindorët duhet të ndajnë mendjen për portën. Pogradecari, tashmë 32 vjeç, nuk kishte luajtur prej dy muajsh në kampionat, por dëmtimi i korçarit në Durrës bëri që të rikthehej në fushë. Presidenti Gjici e ka kritikuar publikisht Koliçin për paraqitjet e këtij sezoni dhe tanimë mbetet për t?u parë nëse do të ketë një marrëveshje tjetër. E sigurt është se ndryshimet te Kukësi do të jenë të shumta… /EDS/

Lajmet e fundit nga