LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit/ Pritet vendimi i gjykatës

12 Maj 2018, 14:44, Aktualitet CNA
Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit/ Pritet vendimi i gjykatës

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas lënies së mandatit të deputetit nga ky i fundit.

Lëvizja e prokurorisë vjen pas sulmeve dhe akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike në drejtim të ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, për të cilin PD thotë se ka falsifikuar dokumentet zyrtare me qëllim mbrojtjen e vëllait të dënuar në Itali, për trafik droge.

CNA.al nga burime pranë organit të akuzës ka mësuar se prokuroria ka dërguar në gjykatë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri, por ende nuk dihet se çfarë do të vendosin togat e zeza, ?detyrim paraqitje?, ?arrest shtëpie?, apo ?arrest me burg?. / CNA.al

Lajmet e fundit nga