Connect with Us

Po përgatiteni për udhëtim në fundjavë?!/ Mendojeni mirë, ja si do të jetë moti

Aktualitet

Po përgatiteni për udhëtim në fundjavë?!/ Mendojeni mirë, ja si do të jetë moti

Publikuar

-

Moti për ditën e sotme, e shtunë 12 Maj 2018.  Nëse po përgatiteni për ndonjë udhëtim në fundjavë mendojeni mirë planin. Moti nuk është shumë favorizues, ndonëse temperaturat mbeten të larta, reshjet e shiut do jenë prezente në të gjithë vendin edhe të shtunën e të dielën.

“Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Veriun dhe pjesën më të madhe të zonave Qendrore. Vranësira të shpeshta dhe shira gjatë mesditës do ketë Jugu i territorit. Pasditja fuqizon vranësirat në gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të izoluar në Veri. Sërisht pjesa më e madhe e bregdetit vijon pa shira”, thuhet në parashikimin e Meteoalb për ditën e shtunë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 9 gradë mëngjesi, në 27–28 gradë celcius maksimumi në mesditë.  Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulët në 1 ballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama tregoi se Elbasanin do ta përfaqësojë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Lezhën Lindita Nikolla dhe Durrësin Milva Ikonomi.

“Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua, Milva Ikonomi…”, thekosi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat e parë në lista/ Luljeta Bozo dhe Najada Çomo udhëheqin Tiranën

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton emrat e parë në lista në 12 qarqe/ Luljeta Bozo dhe Najada Çomo udhëheqin Tiranën

Kryeministri Rama ka zbuluar emrat e parë që do të kryesojnë listat në 12 qarqet.

Në qarkun e Tiranës do ta udhëheqin, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

“Pensionistët për herë të parë do të kenë deputetin e tyre, gjyshet të ndihen të përfaqësuara dhe për herë të parë të mos kenë të tjerë që flasin për ta por një prej tyre që i përfaqëson dhe është një mesazh i bindjes sime se nuk është  mosha, që sjell të renë” tha ai.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Në Dibër listën do ta drejtojë emigranti shqiptar që vjen nga Londra, Lavdrim Krashi, ndërsa në Berat do të jetë Hatixhe Konomi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Publikuar

-

Nga

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në vendet e para në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë të rinjtë.

Kështu në Vlorë listën e kryeson Pranvera Resulaj dhe Edona Bilali Shkoder.

“Të gjitha këto do të thoja lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika, një sërë komponentësh. Për ta mbyllur pjesën time, do të prek vetëm një element. Kush do jenë të parët në lista? Me shumë kënaqsi po ua jap këtë informacion duke qenë se të parët në lista nuk kemi asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.

Po filloj me radhë: Edona Bilali është vendi i parë në Shkodër, personazh shumë i respektuar, një vajzë e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët në mbështetje dhe nxitje tëb krijimit të ndërmarrjeve të vogla, pedagoge në lëndën e ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri. Është një prurje krejt e re.

Më tutje, Pranvera Resulaj e para në Vlorë. Është kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga gjithë komuniteti i biznesit në Vlorë. Ka qenë për një periudhë kohe drejtore e Tatimeve në Vlorë që gëzon reputacion. Meriton respekt duke qenë se përputhen më së miri për ne”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE