LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikoi vendimin për Tahirin/ Kryemadhi: E kisha thënë…

12 Maj 2018, 18:29, Politikë CNA
Parashikoi vendimin për Tahirin/ Kryemadhi: E kisha thënë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte një nga politikanet që e parashikoi vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm.

Pas dorëheqjes së Tahirit si deputet, Kryemadhi tha se ndaj tij do vendoset ?arrest shtëpie? e kështu doli.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte. Ajo deklaron se tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t?ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.

?E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm! Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish-ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish-kolegët! Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t?ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
Tashme padrejtësia është përballë popullit, sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij?, shkruan Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga