LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikimi i dokumenteve zyrtare/ Zbardhen provat dhe faktet që “fundosin” Xhafajn

12 Maj 2018, 12:23, Aktualitet CNA
Falsifikimi i dokumenteve zyrtare/ Zbardhen provat dhe faktet që

Partia Demokratike vijon denoncimet dhe akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj dhe Gamend Bardhi në një tjetër dalje për mediat rreth mesditës së sotme kanë zbardhur të tjera detaje dhe fakte që sipas tyre vërtetojnë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj falsifikoi ligjion për Procedurën Penale, me qëllim mbrotjen e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e dy muaj burg.

Sipas deputetëve demokratë, Fatmir Xhafaj falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

Akuzat e deputetëve demokratë shkojnë edhe më tej, pasi sipas tyre, ligji është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Nisur nga faktet e bëra publike, deputetët demokratë i drejtuan disa pyetje ministrit Xhafaj:

1.Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t?i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

2.Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

3.Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

4.Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

5.Pse është degdisur Operacioni ?Forca e Ligjit? në operacionin ?Forca e Agronit??

6.Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t?i shpëtojë drejtësisë?

Ndër të tjera, deputetët e PD theksuan se edhe vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes.

Një tjetër shkelje, sipas deputetëve demokratë është moszbatimi i ligjit antimafia për Agron Xhafajn.

?Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike.?-thuhet në deklaratën e PD.

Po ashtu në deklaratë theksohet se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Lajmet e fundit nga