LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Reagon Ambasada Amerikane

12 Maj 2018, 19:31, Aktualitet CNA
“Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Reagon Ambasada

Pasi Gjykata për Krimet e Rënda vendosi sot masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.

Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane e cila është përmbledhje e një seri arrestimesh në ditët e fundit, shkruhet se veprimet e shtetit janë një pasqyrë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata. Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. /CNA.al

Lajmet e fundit nga