LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Krimet e Rënda regjistrojnë procedim penal ndaj Adriatik Llallës

11 Maj 2018, 10:57, Aktualitet CNA
Zyrtare/ Krimet e Rënda regjistrojnë procedim penal ndaj Adriatik

Sot në mesditë Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi regjistrimin e çështjes penale për 3 akuza, ?shpërdorim detyre?, ?mos deklarim në kufi? dhe ?deklarim të rremë të pasurisë?.

Adriatik Llalla, ish-kreu i akuzës në 17 dhjetor la deryrën për tu vënë në lupën e KPK-ës si personi që abuzoi me detyën.

24 orë nga emërimi në postin e kreut të Krimeve të Rënda, Donika Prela caktoi prokurorin dhe lancoi nisjen e hetimeve ndaj Adriatik Llallës për tre, nga 4 akuza për të cilat ai dyshohej.

Prokurori i çështjes Llalla është Koldian Braho, i cili ka në dorë hetimin e një prej çështjeve më të nxehta në vend.

Llalla pritet që të dalë përpara Komisionit të Pavarur të kontrollit për të dhënë shpjegime në lidhje me pasuritë dhe pastërtinë e figurës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga