LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/”Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar…”, surpriza për nënën me 3 fëmijë

11 Maj 2018, 20:44, Aktualitet CNA
Video/”Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar…”,

Dy muaj më parë emisioni ?Stop? transmetoi historinë e trishtë të familjes Sorra në Kashar. Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë.

?Jam shumë e varfër. Marr 60 mijë lekë në muaj. Me ato paguaj dritat, 37 mijë lekë në muaj. ?Fundjava ndryshe? na ka ndihmuar. Në mëngjes hanë valë, në drekë u jap ndonjë kos ose qumësht se kam një lopë, ndërsa në darkë gjellë me presh kur më sjellin komshinjtë. Përveç kësaj e kam dhe bashkëshortin shumë të sëmurë, me kancer në mushkëri. Vejeni dorën në zemër për mua dhe 3 fëmijët e mi?, u shpreh asokohe zonja Sorra.

Një prej fëmijëve tha me lot në sy: ?Unë kërkoj të kem ushqim!?, ndërsa e motra kërkoi një shtëpi të ngrohtë.

Pak kohë më vonë kryefamiljari ndërroi jetë, duke e lënë bashkëshorten dhe fëmijët të vetëm në kushte të mjerueshme jetese.

Por emisioni ?Stop? sëbashku me ?Fundjavë ndryshe? dhe presidentin e Balfin Grup, Samir Mane nuk mund t?i lenin në këtë gjendje, ndaj dhe ia rindërtuan shtëpinë familjes Sorra, duke e kthyer në një banesë të re dhe të ngrohtë.

Të gjithë donatorët surprizuan dhe i rikthyen buzëqeshjen familjes Sorra, duke i treguar shtëpinë e re.

?Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!?, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: ?Duke parë emisionin ?Stop? dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmojë sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!?

Nga ana tjetër, Arbër Hajdari tregoi se humbja e kryefamiljarit është e pazëvendësueshme, por mundën t?ja lehtësojnë sado pak dhimbjen me kushte jetesësore më të mira.

Kryefamiljarja i falenderoi të gjithë donatorët, duke thënë: ?Zoti ua shpërbleftë të gjithëve!?/tvklan.al

 

Lajmet e fundit nga