LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me leje lindje, por rezulton ende në punë

11 Maj 2018, 20:49, Aktualitet CNA
Me leje lindje, por rezulton ende në punë

Erjola Çocka iu drejtua emisionit ?Stop? sepse ka marrë lejen e lindjes në Dhjetor të vitit 2017, por ende rezulton e punësuar, duke u privuar në këtë mënyrë nga paratë e sigurimve shoqërore.

?Kam punuar banakiere dhe kamariere në një lokal. Më 3 Dhjetor 2017 kam marrë lejen e paralindjes dhe më 1 Janar kam lindur djalin. Para se të lindja u drejtova të dorëzoj të gjithë dokumentet. Kur kam ardhur te sigurimet, kam kuptuar që figuroja në punë për muajin Dhjetor dhe Janar?, u shpreh e shqetësuar Erjola.

Në firmën private ku ka punuar pretendojnë që ia kanë bërë të gjitha dokumentet në rregull, ndërsa në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Durrës i kanë thënë që këto të dhëna kanë ardhur me vonesë nga ekonomisti i firmës.

?Duke parë që ekonomisti ia kalonte topin sigurimeve shoqërore dhe këta të fundit ekonomistit, nuk kisha ku të shkoja dhe iu drejtova emisionit ?Stop?.?

Gazetarja iu drejtua subjektit ku ka punuar Erjola për të komunikuar me pronarin në lidhje me këtë problem.

Gazetarja ? Si kalove? Odeta, gazetare nga emisioni ?Stop?. Kemi ardhur për një ish-punonjësen tuaj, e cila ka punuar banakiere dhe kamariere. Bëhet fjalë për Erjola Çoçkën. Në 3 Dhjetor të 2017 është shkëputur nga puna. Ka lindur në 1 Janar të 2018. Tani, problemi është, që Erjola tek Sigurimet Shoqërore, figuron e punësuar dhe në Dhjetor të 2017 dhe në Janar të 2018. Si ka mundësi, sepse Erjola ka sjellë në jetë fëmijën e saj më 1 Janar?

Pronari ? Zgjidhe me ekonomistin, tashi. Çfarë duhet të bëj unë?

Gazetarja ? Të më presi, unë iki.

Pronari ? Do bisedoj unë me atë edhe do të presi.

Gazetarja-Dakord! Unë po pres konfirmimin!

Pronari ? Do të presi tani?

Pronari ? (Flet në celular me ekonomistin e firmës)?Po e di me, e di? çfarë të të them unë? Dhe unë ia kam firmosur të gjitha letrat. Ku e di unë, s?e di!

Gazetarja ? Vërtetimin e shkëputjes, vërtetimin e shkëputjes?

Pronari ? Të lutem, ashtu një çik? rrofsh, faleminderit!

Pronari ? Të shkoni se po ju pret!

Gazetarja ? Dakord!

Ekonomisti Besnik Salataj tregoi se Erjola Çoçka në listëpagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi rezulton në muajin Dhjetor me vetëm 3 ditë pune, ndërsa në Janar me asnjë.

?Për procedura zonja do të rezultojë në listëpagesën e sigurimeve shoqërore me 0 deri në momentin e emërimit të raportit mjekësor. Këto janë të pasqyruara në sistem. Unë nuk e di pse sigurimet shoqërore e kanë pasqyruar me pagë të plotë. Duhet të ketë një përllogaritje gabim?.

Ai shtoi se ISSH Durrës duhet të bëjë korrigjimet në bazë të listëpagesës për muajt Dhjetor dhe Janar.

Ndaj dhe gazetarja e emisionit ?Stop? sëbashku me denoncuesen iu drejtuan Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku komunikuan me kryetarin e degës së derdhjes së kontributeve, Ernis Vllahmasi.

?Duke marë të mirëqenë deklarimet që ka bërë ekonomisti, nuk e di përse vazhdon figuron akoma në sistem e tillë. Kanë ndodhur dy probleme, hipotetikisht, mund të jetë që ekonomisti ka bërë rideklarim për korrigjim veprimi te tatimet dhe nuk është azhornuar në kohë reale në sistemin tonë?, u shpreh kryetari Vllahmasi. Ai shtoi se çdo deklarim që bëhet për derdhjen e kontributeve shoqërore e shëndetësore bëhet pranë Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës dhe se në portalin e-Albania.

?Zonja në fjalë është brenda kuadrit ligjor për të përfituar barrëlindjen, e cila i takon?, përfundoi Ernis Vllahmasi. Falë ndërhyrjes së emisionit ?Stop?, tanimë Erjola Çoçka mund t?i gëzohet asaj që i takon me ligj./tvklan.al

Lajmet e fundit nga