LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kafshimet e maceve janë shumë herë më të rrezikshme nga ç’mendoni

10 Maj 2018, 22:35, Lifestyle CNA
Kafshimet e maceve janë shumë herë më të rrezikshme nga

Kafshimet e maceve duken si diçka e padëmshme, që thjesht ndodhin dhe s?i bien më ndërmend kujt. Në fakt, 80% e kafshimeve të maceve përfundojnë në infeksion, edhe nëse nuk ka gjakderdhje në plagë. Duart janë një nga vendet më të rrezikshme për t?u kafshuar, pasi tendinat dhe nyjet janë shumë pranë shtresës së sipërme të lëkurës dhe infeksionet trajtohen më me vështirësi. Sipas disa insitutesh të ndryshme mjekësore, një kafshim maceje mund të rezultojë në aftësi të kufizuara, nëse s?trajtohet si duhet.

Le të mos flasim për statistika për një moment. Edhe pse qentë janë përgjegjës për 60 ? 90% të kafshimeve, kafshimet nga macet kanë dyfish më shumë rrezik infeksioni pasi dhëmbët e tyre të mprehtë i çojnë bakteret më thellë në plagë.

Tre në katër infeksione nga kafshimi shkaktohen prej një bakteri të quajtur Pateurella Multocida, i cili gjendet në gojët e maceve dhe qenve dhe mund të shkaktojë cellulitisnëse s?trajtohet. Shumica e njerëzve e superojnë cellulitis, por nëse infeksioni është i fortë mjaftueshëm, mund të përhapet në gjithë trupin.

Gjëja më e keqe që mund të ndodhë nga kafshimi i një maceje? Infeksioni mund të shkatërrojë kërcet dhe gishtat mund të mos lëvizin më në të ardhmen. Infeksionet kronike mund të shkatërrojnë nyjet dhe kjo mund të rezultojë në amputim të gjymtyrës.

Implikacione të tjera, por më të rralla përfshijnë infeksione kockash, zemre apo meningjit. Sigurisht, një kafshim mund të shkaktojë sëmundje si tetanozi.

Ç?duhet të bëni nëse një mace ju kafshon. Si fillim, pastroni plagën me ujë të rrjedhshëm dhe pak alkool. Vendosni mbi plagë pak pomadë me antibiotik dhe mbështilleni me fasho. Më pas, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni një vaksinë tetanozi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Mund t?ju japin antibiotikë për një periudhë të shkurtër kohore, të cilët s?duhet t?i neglizhoni.

Lajmet e fundit nga