LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I akuzuar për korrupsion/ Pesë vite burg për ish-zyrtarin e lartë të LSI

11 Maj 2018, 15:36, Kronika CNA
I akuzuar për korrupsion/ Pesë vite burg për ish-zyrtarin e

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto është dënuar me 5 vite burg ditën e sotme. Vendimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e gjeti Zoton fajtor.

Zoto është shpallur fajtor për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Burgjeve.

Pozita e tij u rëndua nga dëshmia e ish-vartësi i Zotos, Iljaz Labi i cili vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai dëshmoi se Drejtoi i Burgjeve në atë kohë 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Megjithatë avokati i Zotos, Ardian Leka deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij janë të pabaza, duke kërkuar pafajësi.

 

Lajmet e fundit nga