LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Pasi u nda nga i dashuri, Ariana ka dy llafe për ti thënë

11 Maj 2018, 20:40, Lifestyle CNA
Foto/ Pasi u nda nga i dashuri, Ariana ka dy llafe për ti thënë

Ndarja e tyre erdhi papritur! Ariana Grande dhe Mac Miller pas dy vitesh vendosën të ndaheshin, dhe shkak u bë karriera dhe jeta shumë e zënë e të dyve.

Ariana ishte ajo që vendosi të flasë dhe e cilësoi Mac si një ndër shokët e saj më të mirë.

 ?Përshëndetje! Ky është një nga miqtë e mi më të mirë në të gjithë botën dhe ndër më të preferuarit në planet, Malcolm Mccormick. E respektoj dhe e adhuroj pafund si dhe jam e lumtur që e kam atë në jetën time në çfarëdolloj forme, në çdo kohë pa u penduar se si marrëdhënia jonë po ndryshon dhe se çfarë ka rezervuar universi për ne.?u shpreh Ariana gjatë postimit që bëri në Instastory.

?Dashuria pa kushte nuk është egoiste. Është të duash më të mirën për dikë edhe pse për momentin, kjo e mirë nuk je ti.?, përfundon Ariana.

Shpresojmë se çdo histori që përfundon të ketë kaq mirëkuptim siç ka kjo e Arianës dhe Mac./CNA.al

Lajmet e fundit nga