LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bandat” e Xhafajt sulmojnë CNA.al/ Ministri i Brendshëm në panik

11 Maj 2018, 13:59, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka filluar një sulm të hapur ndaj medieve, të cilat raportojnë faktet e pakontestueshme kundër tij.

Bëhet fjalë për fakte të publikuara nga Partia Demokratike që mediat i kanë raportuar për hir të transparencës publike.

Ka qenë PD që ka denoncuar vëllanë e ministrit, shtetasin Agron Xhafaj, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite e dy muaj burg në Itali, për trafik të lëndëve narkotike, por që s?e ka vuajtur asnjë ditë dënimin.

Por, Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të heshtë para PD ?së e cila e akuzon dhe të sulmojë mediat që bëjnë punën e tyre dhe konkretisht CNA.al.

Gjatë një vëzhgimi të komenteve në web-in e agjencisë së lajmeve CNA.al, vërehen një sërë komentesh me profile të rreme, që dalin në mbrojtje të Xhafajt, ngjashëm me ato të një skuadre hakerash.

Siç duket Ministri ka ngritur grupe call centerash për të sulmuar mediat.

Populli thotë “kur nuk ke çfarë i bën gomarit i bie samarit”.

Kështu që Xhafaj zgjedh të sulmojë mediat në një mënyrë ordinere dhe të heshtë para PD?së, që për tre ditë radhazi i publikon fakte dhe prova kundër tij.

Apo Xhafaj nuk ka punë më të rëndësishme se sa të shndërrojë administratën në një skuadër call centerash për të sulmuar mediat?

Llogaritë e rreme të Xhafajt janë gjithmonë gati dhe në kohë rekord për të reaguar dhe për të na shitur ?sapunin për djathë?, sikur, ne jemi duke i prishur punë vendit tonë në çeljen e negociatave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, prej disa kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se në çdo dalje të tij di të numërojë shumë mirë grupet kriminale të çdo qyteti, ndërsa ende nuk kemi një rezultat konkret.

Ne nuk do të ndalemi së thënë ?Xhafaj jep dorëheqje!?, jo si një parti politike, por pasi ministri i shqiptarëve është kapur ?i gjallë? dhe nuk dorëhiqet, për të vënë në vend moralin e ministrit më të rëndësishëm.

Kështu që Xhafa deri në dorëheqje i bie t?i mbajë të aktivizuara call centerat e tij. /CNA.al

Lajmet e fundit nga