LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati irritohet nga vendimi i gjykatës/ "T'ia vëmë flakën, apo mos ia vëmë..."

11 Maj 2018, 16:50, Aktualitet CNA
Avokati irritohet nga vendimi i gjykatës/ "T'ia

Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore kundër impiantit të ndërtuar në Pezë Helmes, 150 metra larg shkolles 8-vjeçare i cili rezultoi nga Bashkia Tiranë, Prefektura, Agjencisa e Mjedisit dhe Inspketorati i Mjedisit pa leje mjedisore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shprehet se pavarësisht këtij fakti dhe jo vetëm, gjykata vendosi që të rrëzojë kërkesën për pezullim të përkohshëm të këtij impianti, të njohur ndryshe si impianti i helmit apo i vdekjes. Kjo e ka irrituar avokatin, i cili shkruan: “T’A NDEZ APO TË MOS E NDEZ?
T’ja vëmë flakën apo të mos ja vëmë Pushtuesit që po na vret??? DILEMË HAMLETIANE PËRBALLË PUSHTUESIT: RILINDJES!”

Postimi i plotë i avokatit Altin Goxhaj:

T’A NDEZ APO TË MOS E NDEZ?
T’ja vëmë flakën apo të mos ja vëmë Pushtuesit që po na vret??? DILEMË HAMLETIANE PËRBALLË PUSHTUESIT: RILINDJES!

Ka ardh koha që këtë pyetje duhet t’ja bëjë çdo shqiptar vetes!
Sot Gjykatësja e Partisë së Vettingut na rrëzoi kërkesën për pezullim të përkohshëm të Impiantit të Helmit të Lali Helmit në Pezë Helmës me “argumentin” që “NUK PROVUAT SE SA FËMIJË KANË VDEKUR APO JANË SËMURË ME KANCER!” mgjths u pranua edhe nga Bashkia e Lali Helmit se nuk kishin asnjë lloj leje e le më mjedisore mjedisore jo e jo (banorët e Pezë Helmësit i fusin n burg për një dritare apo kotec) dhe mgjths u provua me prova video të siguruara nga Fax News TV se impianti punonte sapo errësohej!!! Sipas Edit, Lalit, dhe Gjykatëses Enerjeta Shehajt duhet të vijmë pas 10 vjetësh kur të jetë shfaqur kanceri dhe jo tani se akoma nuk ka janë zhvilluar qelizat kanceroze!!!! Të presim që të përfundojnë fëmijët e Pezë Helmësit si Ardit Gjoklaj??? Dhe prapë vrasësit të shpallen të pafajshëm???
Çfarë duhet të bëjmë në këtë vend? Të ikim dhe të marrim arratinë ne apo të ikin këta???

T’A NDEZ APO TË MOS E NDEZ, T’ja vëmë flakën apo të mos ja vëmë Pushtuesit që po na vret???
DILEMË HAMLETIANE PËRBALLË PUSHTUESIT: RILINDJES!
Dhe kur këtë dilemë e ka një Avokat do të thotë që kemi arritur fundin!!!!!!!!!!!!!!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga