LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar

10 Maj 2018, 08:43, Aktualitet CNA
Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë, ku një 22-vjeçar është  ekzekutuar me armë zjarri.

Sikurse raportojnë mediat vendase, mësohet se 22-vjeçari është vrarë pranë shtëpisë së tij, në Sinalunga.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, për trafik droge.

Bëhet e ditur se pas ngjarjes autori 34-vjeçar italian u arrestua, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga