Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Një ftesë publike Luftar Pajës

Aktualitet

Nga Ilir Levonja/ Një ftesë publike Luftar Pajës

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Mos e vrit veten motër

Askujt tjetër më mirë se Luftar Pajës, nuk i shkon për shtat, për momentin ajo vjersha me autor anonim, Ku ta dija unë i varfri. Një vjershë që gjendet kudo, mjaft të klikosh titullin. Disa aludojnë se e ka origjinën nga Zagoria. Ndofta për koiçedencën se andej është dhe Çajupi, satiristi ynë. Me pak fjalë, ajo vjersha me vargje të tilla, si, mora pushkën dola malit/ të luftoja për atdhe/ ku ta dija unë i varfri/ se armiku ishim ne. Në fakt është mishërimi ironik i fatit të shqiptarit. Ndaj edhe unë e kam prurë disa herë si argument në opinionet e mia.

Për më tepër kur bëhet fjalë për përgjegjësinë civile të individit. Sidomos intelektualit a artistit të popullit. Një subjekt që rri aty heshtur. Mirëpo herë më herë pluskon me ironi therëse. Aq sa kur mendon rolin e individit popullor karshi një qeverie dhe shoqërisë, të bien kokës me plot raste. Madje Luftari duhet ftuar publikisht ta interpretojë këtë vjershë. Nuk ka sy regjisorial që nuk do ta aprovonte. Eshtë fati ynë civil në raport me shtetin, me njëri-tjetrin, me gjithçka njerëzore tonën. Nuk ka për të ndodhur asgjë, i dashur Luftar. Asgjë… Veçse, siç edhe e kemi zakon do mjaftohemi me atë kënaqësinë tonë, brenda vetvetes. Me një indinjatë pa peshë. Mos u tremb, Edi Ramën nuk e heqim nga qeveria. As me Robert Ndrenikën nuk do boshkohemi në protestë për teatrin e tij dhe jo të kombit. Dhe ti nuk je i vetmi që nuk i bashkohet Ndrenikës. Sa të tjerë ka.?. Sa të duash. Ca bëjnë reklama kafesh. Ca i ka matufepsur pleqëria. Ca partia. Ca emigrimi a vegjetimi ne derën e kalajmave botës së madhe. Me që ra fjala, si rasti i Reshatit me vjershën e ish kryebashkiakut të Vlorës, Ali Asllani.

Të kujtohet besoj, ajo me titull Maskarenjtë. Hë, e ka gjetur gjë ndonjë qeveri. A ka ndryshuar ndopak shoqëria jonë në mentalitet a në ndijimin social karshi padrejtësive. Më solide është bërë rreth partizimit. Po Reshati, a i është bashkuar Ndrenikës për fatin e teatrit. Hiç fare. Rroft heshtja, mënjanimi, shiu në bahçen time. Rrofshin gradaçelat. Rroftë ai që ka para dhe i gjndet buxhetit të zbrazur të shtetit. Se kështu është aty, hajde ti dhe dhe unë të jap truallin, ndërto, me jep, të jap. Rroftë ai që na paguan çarterin, hotelet luksoze. Faturat e mbjedhjes së dhëmbëve etj. Kështu edhe me rastin tënd. Me rimbursimin tënd. Me ato para ”strategu” që t’i ka bërë duart gjak nga duartrokitjet, do mbulojë ndonjë gropë të tenderuar diku.

Megjithatë nuk është vetëm vetjake çështja. Është më shumë se kaq. Se, si thua ti që nuk ke 100 mijë lekë, pensionist ja, do u bie më qafë fëmijëve. Po a e di se sa të tjerë u bien më qafë fëmijëve aty? Me mijra… Dhe në fakt kjo puna e ilaçeve të rimbursura është një dramë sociale. Sepse edhe ato që janë, janë pjesë e arsenalit të skaduar të tregut të zi nga magazinat e Bullgarisë dhe Rumanisë. E marrëveshjeve të ulta midis mjekëve privatë në ambulancat shtetërore. Po kjo është një temë tjetër. Plaga e vërtetë qëndron tek e vërteta me elementin barrë sociale fëmijëve. Është një e vërtetë që dhëmb. Sepse ka shumë pa të ardhura fare, sidomos brezat në pritje të moshës së pensionit. Por edhe ata me pension, as që i çojnë nëpër mend faturat e ilaçave. Është një pension thërrime. Dhe në Shqipërinë tonë, llogaritë bëhen në bazë të ardhurave jo nga zyrat e përkrahjes sociale, nga ato të pensioneve, a të ardhurave nga paga, por nga prurjet e wester’unionit. Si puna jote ka një sërë artistësh dhe intelektualësh që ndihen, që bëhen të gjallë, vetëm kur uji i rrekës devijon udhë nga baçeja e tyre.

LEXO EDHE:  “Në 15 vite karrierë s’më kanë ftuar kurrë!” Florjan Binaj rrëfen arsyen pse nuk ka aktruar asnjëherë në teatër

Megjithëse në skena më e shumta e subjekteve, morali i artit ngrihet mbi padrejtësitë dhe veset, prapë asgjë nuk mësojmë. Karshi partisë kemi një solidarizim të çuditshëm, mund t’i falim çdo padrejtësi. Po a mendon, se, në gjithë këto vite janë krijuar një kontingjent i tërë social me destinacion lëmoshën. Dhe kur të tremb ty, me pension special, heqja nga lista e rimbursimeve e ilaçit të zemrës, po ata që nuk kanë asgjë, asnjë të ardhur…, ata që janë një batalion i tërë. Si u bëhet halli atyre…? Ndaj merr mikrofonin, bëhu edhe zëri i tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Palët politike duhet të pranojnë gjetjet

Publikuar

-

Nga

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjehdje e 25 Prillit.

Celibashi, i ftuar në një intervistë për Neës 24  nënvizoi se palët politike duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë element negative në zgjedhjet e ardhshme.

Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral.

Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor”, ka thënë kreu iKQZ, Celibashi.

LEXO EDHE:  Humori i lig i një reforme me gjyqtarë

LEXO EDHE:  Për ata 30 mjekët

Gjithashtu ai ka komentuar edhe përsa i përket votës së emigantëve, që ishte një nga çëhstejt që u diskutua më shumë gjatë zgjehdjeve dhe pati shumë reagime.

Celibashi tregon se nuk mungoi as dëshira dhe vullneti për ta bërë të mundur, por koha ishte e pamjaftueshme.

Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë”, është shprehur ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmendet” Petrit Vasili/ Akuzon Ramën se urren Kosovën

Publikuar

-

Nga

Lolodeputeti i LSI-së, Petrit Vasili fton Gjykatën Kushtetuese të sulmojë ambasadorët!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po shet Shqipërinë dhe për urrejtje ndaj Kosovës

Rama shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë.

Sot Rama vulosi përfundimisht urrejtjen ndaj Kosovës dhe për këtë mjaftonte vetëm një frazë që ai tha dhe pikërisht:

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”

Të gjithë kanë të skalitur në mendje arritjen e menjëhershme të Forcave Speciale të Kosovës, që shpëtuan dhjetra jetë njerëzish duke prurë edhe qentë, që zbulonin njerëzit nën rrënoja”, ka shkruar Vasili në rrjete sociale.

Sipas Vasili, ky është fakt dhe mirënjohja e shqiptarëve është e përjetshme, kurse Rama ia atribuon Serbisë sepse Serbinë e do dhe i është nështruar ndërsa Kosovën e urren.

LEXO EDHE:  Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

LEXO EDHE:  PSD i ka mbetur veç hiri/Po Sasha komenton

Minishengeni është term fake, pasi NeëJugosllavia është termi real.

Vasali është Rama që zvarritet nga pas, ndërsa Serbia prin përpara.

Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë tregu dhe jep gjithçka duke tradhëtuar Kosovën si askush në historinë e Shqipërisë.

Përbuzje për NeëJugosllavinë e Ramës dhe të tjerëve.

Firmat e Ramës do te mbeten si gjurma të pashlyeshme të tradhëtisë më të lartë ndaj Shqipërisë, që nuk ka propagandë, që e mbulon dot.

Rama ky armik shqiptarëve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurrë vendimin mbarëpopullor të të gjithë shqiptarëve për të parë nga Perëndimi.

Europa e Bashkuar është drejtimi i vetëm pa kthim i Shqipërise dhe as Rama dhe asnjë pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot”, shkruan më tej Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  “Në 15 vite karrierë s’më kanë ftuar kurrë!” Florjan Binaj rrëfen arsyen pse nuk ka aktruar asnjëherë në teatër

LEXO EDHE:  Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE