LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i Mark Frrokut/ Reagon PD

10 Maj 2018, 17:13, Aktualitet CNA
Lirimi i Mark Frrokut/ Reagon PD

Pas lirimit të ish-deputetit socialist, Mark Frroku ka reaguar Partia Demokratike, e cila pohon se lirimi i tij është fakt tanimë se drejtësia është e kapur nga Edi Rama.

Më tej në njoftim thuhet se lirimi i Frrokut, mbrojtja e familjes Xhafaj dhe kompromentimi i hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, janë provë se shtetit ligjor në Shqipëri po i  vjen fundi.

 Deklarata e Partisë Demokratike:

Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrokut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më! /CNA.al

Lajmet e fundit nga