LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju kujtohet Antonela tek ‘E shëmtuara Pati’? Ja ç'është bërë me të 11 vite më pas

10 Maj 2018, 14:00, Lifestyle CNA
Ju kujtohet Antonela tek ‘E shëmtuara Pati’? Ja

Me siguri të gjithëve ju ka gozhduar përpara ekranit seriali latin ?E shëmtuara Pati?, i cili u transmetua në Shqipëri 11 vite më parë dhe u pëlqye mjaft nga publiku. Një prej personazheve kryesorë të serialit, e njohur si vajza ?e keqe? e shkollës, ishte Antonela.

Aktorja e famshme Brenda Asnicar, e cila e bëri më së miri rolin e Antonelës, tërhoqi për një kohë të gjatë vëmendjen e publikut shqiptar dhe u bë idhulli i vajzave adoleshente të asaj kohe.

 

Mirëpo që atëherë, ?Antonela? nuk u shfaq më në asnjë serial tjetër që transmetohej në Shqipëri. Kanë kaluar 11 vite dhe me siguri të gjithë jeni kuriozë të dini ç?ka ndodhur me të.

Që prej serialit ?E shëmtuara Pati?, aktorja i është përkushtuar karrierës së saj në këngë dhe aktrim, duke lançuar hite e duke marrë pjesë në telenovela të shumta. Rolin e fundit bukuroshja e kishte në vitin 2016 në telenovelën ?Por amarte asi?.

Mirëpo përveç këngës dhe aktrimit, ajo ka eksploruar dhe fusha të tjera.
?Brena Asnicar: Aktore, këngëtare, modele, dizenjuese mode dhe balerinë?- shkruan një revistë e huaj, në të cilën Brenda ka rrëfyer për profesionet e saj të shumta.

Lajmet e fundit nga