LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri tregon si po i përdor Rama ndërkombëtarët

10 Maj 2018, 15:58, Aktualitet CNA
Ish-ministri tregon si po i përdor Rama ndërkombëtarët

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin News24, ku foli rreth aktualitetit politik.

Ai u ndal tek shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, dhe tek denoncimet e opozitës lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritet italiane, por që nuk arrestohet.

Sipas tij, “Rama nga një njeri jo-dëgjues i ndërkombëtarëve, është kthyer në njeri që i përdor ndërkombëtarët si mburojë. Ai vetë i drejtohet opinionit publik shqiptar dhe parlamentit me këtë gjuhë se nuk ka argumente logjike e faktike që të hedhë poshtë akuzat e opozitës. Nuk ka si e mbron ministrin e vet.”

Nga ana tjetër, Mustafaj, e akuzoi Kryprokuroren se po emëron në mënyrë klienteliste shoqërinë e saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga