LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U emërua në vend të Hajdarmatajt/ Prela, prokurorja që kërkoi lirimin e djalit të Ruçit

9 Maj 2018, 16:56, Aktualitet CNA
U emërua në vend të Hajdarmatajt/ Prela, prokurorja që

Shkarkimi nga detyra e kryeprokurorit të Krimeve të Rënda e Besim Hajdarmatajt ka shkaktuar një valë reagimesh në skenën politike, mediatike dhe jo vetëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar edhe gazetari Besir Çollaku, i cili shprehet se: sot është shkarkuar ai që ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe është emëruar në vend të tij prokurorja që kërkoi lirimin e Ledio Ruçit, djali i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili është kapur me drogë në makinë.

“Shkarkohet Prokurori qe kerkoi arrestimin e Sajmir Tahirit dhe emerohet Prokurorja qe kerkoi lirimin e Ledio Ruçit..ky eshte impuls….”, – shkruan Çollaku. /CNA.al

Lajmet e fundit nga