LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Vëllai i ministrit i dënuar për trafik droge, jeton i lirë

9 Maj 2018, 10:03, Aktualitet CNA

Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt për trafik droge.

Sipas PD, ?Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm.?

Deputetët e PD, bënë të ditur se me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg.

?Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge?, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Ata theksuan se ?Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë për pjesëmarrje në grupet kriminale, të trafikut të drogës mes Europës dhe SHBA. Për marrëveshje me grupet kriminale, operacion në të cilin ka qënë i infiltruar një agjent i DEA-s.

Është dënuar për drejtim të një rrjeti shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe për transportim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.?-deklaroi deputeti demokrat Gazmend Bardhi.

Lajmet e fundit nga