LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Basir Çollaku/ Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafaj

9 Maj 2018, 17:24, Aktualitet CNA
Nga Basir Çollaku/ Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafaj

Partia Demokratike, ka bërë publike ditën e sotme dokumentet që vërtetojnë se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është dënuar me vendim të formës së prerë për trafikim të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe gazetari Basir Çollaku, i cili ka hequr paralelen mes ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe ish-ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, i cili dha dorëheqjen nga detyra, për shkak se i vëllai i kishte thënë drejtuesit të burgjeve për një tendër.

Çollaku shkruan:

“Ilir Rusmali dhe Fatmir Xhafa..

Kur Ilir Rusmali ishte minister drejtesie, i vellai i kishte thene drejtuesit te burgjeve per nje tender, na shikoni edhe ne, duke qene konform ligjit, nese ju rezulton se kemi permbushur kriteret. Kaq. Asgje me teper. As mitmarrje, as afere korruptive. Kjo pak sekonda bisede e pergjuar, u be publike. Drejtori i burgjeve asokohe Sajmir Shehri, e tha kete ne nje emision ku e kisha ftuar une. Te nesermen, ministri Ilir Rusmali, dha doreheqjen per nje verpim te pakryer as nga ai, as nga i vellai. Xhafa e ka me te thjeshte, se e ka vendimin per te vellane te formes se prere. Puna eshte kush te le…!!” /CNA.al

Lajmet e fundit nga