LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i video-skandalit erotik harron G.D/ Zbulon pasionin e ri

9 Maj 2018, 08:45, Aktualitet CNA
Deputeti i video-skandalit erotik harron G.D/ Zbulon pasionin e ri

Pas ekspozimit në video-skandalin erotik, ku deputeti i Lulit, Ervin Salianji shkëmbente mesazhe perverse me shtetasen G.D, sot na ka zbuluar një pasion të ri.

I ftuar në emisionin “Vila 24” në News24, Salianji ka thënë se kohë pas kohe zbulon pasione të reja, sikurse ka ndodhur dhe kohët e fundit ku ka zbuluar pasionin për biçikletën.

“Kam zbuluar një pasion të ri kohët e fundit atë për biçikletën. Sëbashku me një grup shokësh marrim biçikletat dhe dalim e shëtisim”.

Krahas pasionit të ri, deputeti më i dashur i Lulit ka treguar dhe pasionin e tij për politikën.

“Unë që në moshë të re, e kam ndjekur politikën për shkak të kontributit që im atë ka dhënë në PD. Unë ndryshe nga moshatarët e mi, të cilët nuk donin t’ia dinin për politikë, dija emrat e të gjithë kandidatëve të PD-së dhe PS-së”,- u shpeh Salianji.

Duket se me shtimin e pasioneve të reja Salianji e ka harruar G.D-në.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim pasionin e radhës.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga