LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas shkarkimit të kreut të Krimeve të Rënda

9 Maj 2018, 20:21, Aktualitet CNA
Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas shkarkimit të kreut

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka folur rreth shkarkimit nga detyra të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhe zëvendësimin e tij nga prokurorja Donika Prela.

Sipas tij, lëvizja e Hajdarmatajt ishte e papritur, pasi ishte prokuror i emëruar dhe jo i komanduar.

Më tej ai tregoi se çfarë fshihet pas kësaj lëvizje, teksa tha: “Është bërë me ndërhyrje të Ambasadës amerikane, sepse veprimi që ka ndodhur mbrapa, nëse keni parë deklaratën e ambasadës, pra mbështesim punën pa ndërhyrje politike dhe veprimet më të shpejta lidhur me hetimin e figurave të larta”.

Sipas Hoxhës, Hajdamataj nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur për hetimin e figurave të larta. Kujtojmë se Donika Prela, që tashmë është në krye të Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, por që nuk u bë asnjëherë nga Hajdarmataj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga