LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç paralajmëron bisedë më të ‘shtruar’ me Putinin për Kosovën

8 Maj 2018, 14:00, Kosova & Bota CNA
Vuçiç paralajmëron bisedë më të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar sot se gjatë qëndrimit në Moskë do ta lusë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që ta bisedojnë sa më shtruar problemin e Kosovës, transmeton Koha.net, raportimin e medieve serbe.

Presidenti serb tha se në situatën kur të gjithë ia kanë hyrë angazhimit rreth kësaj çështjeje, do të ishte me rëndësi që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj.

?Do ta lus presidentin Putin që jo vetëm përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë që i jep Serbisë, të dalë qartë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet dhe institucionet ndërkombëtare?, e citon TV Pink Vuçiçin, transmeton Koha.net.

?Do ta lus presidentin Putin që më thellë ta shqyrtojmë problemin e Kosovës e Metohisë?, është shprehur ai.

Aleksandar Vuçiç në Moskë udhëton pas vizitës që i bëri Turqisë, ku u prit me nderime nga presidenti turk, Erdogan.

Lajmet e fundit nga