LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tërbohet" Grida Duma/ I përgjigjet Saimir Tahirit për mesazhin

8 Maj 2018, 15:08, Aktualitet CNA
"Tërbohet" Grida Duma/ I përgjigjet Saimir Tahirit për

Grida ka dalë sot pas kaq ditësh, pasi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Tahiri i tha ndër të tjera: ?E di Grida Duma si e kam bërë detyrën?.

Fraza e tij e fundit ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për zonjën Duma që ndodhej në studio.

Grida Duma nga ai moment nuk ka folur asnjë fjalë. Ajo është një personazh politik që përplaset dhe debaton ashpër, por pas mesazhit të Tahirit, ajo heshti dhe nuk ka folur më nga ai moment.

Në atë emision Grida heshti dhe nuk foli, nga ana tjetër dhe ish-ministri nuk ka pranuar ta komentojë, por CNA.al ka raportuar shpesh se kjo ka lidhje me një vrasje mafioze të ndodhur në Tiranë për të cilën, ish-ministri Tahiri nuk është shprehur, por historia qarkullon në media dhe qarqe politike.

Sot Grida ka thënë: ?Që ishte e shtrënguar kjo nuk diskutohet. Ne e dimë shumë mirë që nëse akuza të tilla vijnë nga organet e hetimit të një vendi anëtar të BE, si Italia, e cila nuk hap çështje kot, kjo duhet të ndodhte me kohë. Tahiri i foli ?Shefit? me gjuhë mafiozësh. Tahiri është përdorur. Kemi parë kode mafioze në qeverisje. Dorëheqja mendoj se ishte lëvizje e vonuar?.

Në fakt Tahiri ka qenë i drejtpërdrejtë me Gridën. Tashmë pas “tërbimit” të Gridës, duhet të presim reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /CNA.al

Saimir Tahiri kryqëzon Grida Dumën/ I përmend punën dhe një ngjarje

?Saimir Tahiri përdor kode mafioze?/ Grida Duma i dërgon një mesazh

Lajmet e fundit nga