LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri "patate e nxehtë"/ Lubonja tregon çfarë fshihet pas dorëheqjes së ish-ministrit

8 Maj 2018, 15:25, Aktualitet CNA
Tahiri "patate e nxehtë"/ Lubonja tregon çfarë

Analisti Fatos Lubonja, ka analizuar situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur tej dhënia e dorëheqjes nga mandati i deputetit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Lubonjës, e gjithë ajo që po ndodh është një “lojë, ku të dy palët ia kanë me hile njëri-tjetrit, por edhe kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Këtu hynë pastaj edhe ndërhyrja e gjermanëve pastaj”.

Analisti shprehte se “për rastin “Tahiri” po neglizhohet e vërteta”, ndërsa “lëvizja e bërë është një përpjekje për të fituar sa më shumë elektorat. Pas kthimit nga Gjermania, Rama e pa se Tahiri është një patate e nxehtë dhe që duhet ta hiqte nga dora”.

Lubonja u shpreh se dorëheqja e Tahirit vjen pas kapjes së Prokurorisë nga Rama, por edhe mund të ketë marrëveshje, që mjafton heqja e imunitetit dhe kështu u thotë gjermanëve se ne nuk e mbrojmë dhe se Prokuroria e po e heton. /CNA.al

Lajmet e fundit nga