LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama u prek nga akuzat lidhur me të birin/ Berisha: Nuk bën burri ashtu, unë kurrë ...

8 Maj 2018, 19:26, Aktualitet CNA
Rama u prek nga akuzat lidhur me të birin/ Berisha: Nuk bën burri

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit, teksa e ka quajtur Ramën të sëmurë psiqik, është ndalur edhe tek reagimi i Kryeministrit në një emision televiziv, ku u shfaq i prekur për akuzat e bëra ndaj tij dhe të birit.

Berisha u shpreh se ato akuza nuk i ka bërë asnjëherë ai, por që i ka botuar Mero Baze.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar djalin e Ramës, tha se ky i fundit duhet të shkojë te varri i të atit e t’i kërkojë falje për atë që ka thënë. Më tej shtoi se “nuk qan burri, siç bëri Rama, unë kurrë nuk e kam akuzuar, por kam thënë atë që mediat kanë raportuar”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga