Connect with Us

Rama kërcënon drejtorin e Hipotekës Laç me shkarkim nga detyra

Aktualitet

Rama kërcënon drejtorin e Hipotekës Laç me shkarkim nga detyra

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me fushatën e llogaridhënies publike, këtë herë duke ndaluar në qytetin e Laçit.

Qytetarët kanë kryqëzuar kryeministrin lidhur me gjendjen e keqe të rrugëve, mungesës së kanaleve kulluese dhe kanaleve vaditëse.

Por jo të pakta kanë qenë edhe ankesat lidhur me problemet me pronësinë dhe legalizimet.

Një qytetar i ka treguar problemin e mbartur prej vitesh, dhe mungesën e hipotekës së shtëpisë së tij, ndonëse ishte ndërtuar prej 45 vjetësh.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon “kurthin” Rama-Basha/Për çfarë po merren vesh!

Pas kësaj, Rama i është drejtuar drejtorit të Hipotekës Laç, duke i thënë se deri nesër në mbrëmje pret që problemi të jetë zgjidhur, në të kundërt do të jetë vetë Kryeministri që do ta largojë atë nga puna. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  “Kemi mbetur pa shtëpi”/ Ilir Hoxha letër Ramës: Na persekutuat, do ndjekim rrugë ligjore

LEXO EDHE:  Deputeti i vezës në kryesi/ Udhëheqësi që nuk ka bërë asgjë në politikë

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën në emër të shqiptarëve/Jemi shumicë, lëri kërcënimet!

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën në emër të shqiptarëve/Jemi shumicë, lëri kërcënimet!

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u raportua se u vetëplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.

Ditën e sotme u arrestua  për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri  dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Prokuroria si letër higjenike”/ Ministri Xhafaj e pranon në heshtje?

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE