Connect with Us

Qytetet që kanë më shumë kredi për banorë/  Tiransit të zhytur në borxhe, korçarët…

Ekonomi

Qytetet që kanë më shumë kredi për banorë/  Tiransit të zhytur në borxhe, korçarët…

Publikuar

-

Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për të blerë një shtëpi, apo edhe për qëllime konsumatore, si makina, riparim shtëpie, blerje elektroshtëpiakesh, apo edhe telefonash celularë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, të përpunuara nga Monitor për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Kryeqyteti shqiptar po zhvillohet me shpejtësi dhe tregu i banesave është gjallëruar vitet e fundit, duke u reflektuar dhe në shtimin e borxheve që qytetarët kanë marrë për të pasur një shtëpi të vetën. Ai mirëpret dhe një numër të lartë banorësh që vijnë nga rrethet e tjera.

Tiransit nuk kursehen as për huanë konsumatore,  e cila arrin në 214 euro për banorë dhe është sa dyfishi i qytetit të dytë që vjen pas në renditje, që është sërish Durrësi.

LEXO EDHE:  FMN miraton kredi për Kosovën

Në vend të dytë, durrsakët kanë 338 euro kredi për banor, 60% e të cilës ka shkuar për blerje banese.

Të tretën janë vlonjatët me 244 euro për frymë, ku sërish 60% e kësaj shume ka shkuar për të blerë një apartament.

Më pas vijnë shkodranët me 221 euro për frymë, 57% e të cilës është për blerje banese.

Pas tyre vijnë banorët e Lezhës, Fierit dhe Elbasanit, me përkatësisht 183, 152 dhe 152 euro për frymë.

Të njohur si nikoqirë, korçarët nuk zhgënjejnë as në këtë rast. Ata janë më dorështrënguarit për të marrë një kredi, duke pasur nivelin më të ulët të huadhëniës për individë për frymë, prej 142 eurosh, që është 6 herë më e ulët sesa e banorëve të kryeqytetit.

Ndërsa qyteti, banorët e të cilët marrin më shumë kredi konsumatore është Elbasani, me 42% të totalit të huasë që shkon për blerje makinash, apo qëllime të tjera përveç shtëpië.

Në total, në fund të tremujorit të parë 2018, stoku i kredive që individët kishin marrë në banka ishte 170 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Me baza vjetore, stoku i huasë për individë është rritur me 5.2%, ku efektin më të madh e ka dhënë Tirana./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Informaliteti dhe trafiqet/ Paraja jashtë bankave arrin rekordin

Publikuar

-

Nga

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej.

Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie. Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.

Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë

Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

LEXO EDHE:  FMN miraton kredi për Kosovën

LEXO EDHE:  Kreditë e buta/ Bashkia tregon si ndahen 95 milionë lekë për 1 mijë familje

Rekord në Europë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit

Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri ka probleme/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Publikuar

-

Nga

Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

” Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

LEXO EDHE:  Kosovë, niveli I kredive shkon në 1.9 miliardë euro

LEXO EDHE:  Shoqata e bankave: Rritet sërish kredia me probleme, arrin 19.3%

Sipas tij, që që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.
“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi Jaço./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Tatimet shtrëngojnë masat kundër evazionit fiskal/ Ja kur hyn në fuqi udhëzimi i ri

Publikuar

-

Nga

Tatimet syojnë të shtrëngojnë masat në luftën kundër  evazionit fiskal.

Kjo do të thotë se bizneseve do u kërkohet që bashkë me dorëzimin e bilanceve vjetore, të depozitojnë edhe emrin dhe kartën e identitetit të personit që ka bërë hartimin e bilancit.

Sipas asaj që raporton Tv Kaln, udhëzimi i ri do të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt dhe synon të forcojë luftën kundër evazionit fiskal.

Aktualisht përgjegjësinë për mashtrimin e të dhënave të pasqyrave financiare që dorëzojnë kompanitë e mbajnë vetëm administratorët e firmës, por akti i ri do të synojë zgjerimin e përgjegjësive edhe te financieri i cili bën deklarime të pasakta me qëllim shmangien e pagesës së taksave.

LEXO EDHE:  Kreditë e buta/ Bashkia tregon si ndahen 95 milionë lekë për 1 mijë familje

LEXO EDHE:  Konsumatorët ulin kërkesën për financimin e konsumit me kredi

Njëkohësisht me këtë nisëm, tatimet do të mbledhin brenda korrikut të këtij viti të dhënat e llogarive financiare që kanë në banka apo institucione të tjera personat jo-rezidentë që banojnë në Shqipëri, ku fokusi do të përqendrohet te tatimpaguesit e mëdhenj, për të parë nëse kanë paguar në përputhje me ligjin taksat në Shqipëri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE